Ditmir Bushati: Javës tjetër rinisin negociatat me Greqinë, ja si zgjidhet "çështja çame"

24 Prill 2018, 19:36Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë intervistës me Zërin e Amerikës është pyetur edhe për ecurinë e marrëveshjeve me Greqinë.

“Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme, por edhe për shkak të nevojës për një akordim më të mirë nga ana jonë.

Javës tjetër do ketë një takim në nivel ekspertësh për përcaktimin e vijës kufitare”, u shpreh Bushati, duke theksuar për çështjet e hapura me Greqinë se “është e rëndësishme që të kemi një marrëveshje sa më të mirë sa më të drejtë dhe sa më të zbatueshme.

Ka shumë gjëra që mund të na bashkojnë me Greqinë”.

Në lidhje me çështjen çame, Bushati vuri në dukje se qeveria e ka përfshirë prej vitit 2013 në programin politik, por mënyra se si konceptohet nga dy shtetet është e ndryshme.

“Çështja çame është e përfshirë në programin politik të qeverisë nga 2013. Mënyra si konceptohet kjo çështje është e ndryshme.

Kjo është një çështje e lirive dhe e të drejtave themelore të njeriut. Është një çështje që ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, e të drejtave pronësore.

Është një çështje që ka të bëjë edhe me të drejtën e kujtesës me atë që ka ndodhur. Ne nuk duhet të mbetemi peng të historisë, por të gjejmë rrugë që zbusin plagët e të kaluarës”, tha Bushati.

7 komente në “Ditmir Bushati: Javës tjetër rinisin negociatat me Greqinë, ja si zgjidhet “çështja çame””

  1. DETI JON says:

    GJUHA E ZGJIDHJES eshte e ndryshme nga Gjuha e zbutjes.
    Gjuha e zbutjes eshte Gjuha e Servilizmit = Gjuhe e Nenshtrimit.
    GJUHA E ZGJIDHJES ESHTE GJUHA E LIGJIT = GJUHA E SE VERTETES.

  2. Kombi says:

    E RREGULLON FESTIM LATO CESHTJEN CAME , HANI KERNACKA JU ME KOTZIAS .

  3. INFORMACION PËR POPULLIN SHQIPTAR says:

    Zotrinjte e P.D-se te shitur te Greqia, vleresuan fshehur njesoj shkembinjte ishuj greke = ME SHQIPERINE KONTINENTALE !!!!!
    Shoket e P.S-se servila te Greqia, po vleresojne fshehur njesoj ishullin e Korfuzit = ME SHQIPERINE KONTINENTALE !!!!!

  4. pena says:

    Nuk e kuptoj pse llapni kot o te mjere per ceshtjen came. Zgjidhja e problemit cam do te arrihet vetem kur kete ceshtje do ta mari ne dore sovrani.Shikoni cpo i punojne serbet kosovareve megjithese formalisht Kosova eshte “shtet i pavarur” PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

  5. Durim says:

    Per vec marveshjes se detit greqia ska as nje lloje ineresi tjeter serioz me shqiperin, po e firmoset marveshjen e detit nuk ka qeshtje came mes mashtroni njerzit.

  6. Pellazgos says:

    Idrizi me shoke duan ta zgjidhin ceshtjen Came duke u konsultuar me Erdoganin.
    Keta vendosin Fene dhe identitetin myslimane mbi kombin,ndryshe nuk shpjegohet.
    Ose marredhenie te mira me Greket qe kemi 30 shekuj bashke ose me Erdoganin,ju Sulejmanet mos u genjeni se do i beni presion Greqise se e shikoni qe jini pa breke.

  7. Shaba says:

    Dikur, aq larg ne kohe, kam degjjar dhe e maj ment nje thenie “me mire mt sesa i vogel”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje