Donald Tusk “vulos” fatin e integrimit: Ëndrra ime që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, keni mbështetjen time

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se ëndrra e tij është që Shqipëria të integrohet në BE ashtu si vendi i tij Polonia.

Në konferencën për shtyp në Tiranë, ai garantoi se Tirana zyrtare mund të mbështetet tek ai.

““Negociatat me BE nuk janë të lehta. Ëndrra ime është që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt Evropës. Është në interesin më të mirë që Shqipëria të jetë e integruar plotësisht në BE.

Ajo që Shqipëria ka bërë është e mjaftueshme për të çelur negociatat.

Tani, sfidë është bindja e të gjitha vendeve në qershor për çeljen e negociatave.

BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku, mund të mëbshteteni tek unë edhe në këtë proces të ndërlikuar.

Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së.

Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga Perandoria Otomane, unë nuk kam dyshim se ju do të ecni përpara në rrugën tuaj”.- tha Donald Tusk.

Ndërkohë, nga ana tjetër shefi i qeverisë Rama i cili shprehu mirnjohjen për vizitën e diplomatit në Tiranë duke nënvizuar se rekomandimi do të jetë një fazë edhe më sfiduese.

Të gjithë shqiptarët presin me padurim të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të kemi sa më parë të jetë e mundur, mbështetjen e plotë e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim.

Ne rekomandimin e cilësojmë si përfundimin e një faze dhe çeljen e një faze të re, më sfiduese edhe më të vështirë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 

Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu sikurse kemi bindjen e plotë se këto sfida dhe vështirësi janë të kapërcyeshme vetëm përmes këtij procesi bashkëpunimi dhe ndërveprimi që deri tani na ka sjellë në këtë pikë mes vendit tonë, Komisionit dhe vendeve anëtare të BE. 

Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit tonë, me ndërtimin e gjeneratave të ardhshme dhe detyrimin për të ndërtuar Shqipërinë evropiane këtu në Shqipëri.

Është një proces që kërkon durim, kohë, një proces jo vetëm sa na e kërkojnë të tjerët, por një proces se na e kërkon interesi kombëtar.

 Ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit”, tha Rama në fjalën e tij. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Donald Tusk “vulos” fatin e integrimit: Ëndrra ime që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, keni mbështetjen time”

  1. Greket!! 50% Gay dhe 50 % Gra ...burra nuk ka says:

    presim reagimin e antishqiptarit nga Vicidoli

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    ypokrisi,mashtrim,endrra[me sy hapur] dhe pordhe me rigone………………..”hasanet” jane tolerante dhe me evropiane se turqit!

    1. Bocari says:

      Plato-poule , Tusk tha se shqiptaret jane me tolerante se disa europiane te BE. ( E kishte fjalen per Junanet nga Anadolli)

  3. "BOHOTINA" says:

    Te jemi shume mirenjohes zoti President per çdo fjale te mire qe thua per vendin tone.

    1. Mo says:

      I bashkangjitem kimentit tuaj

  4. Aleko says:

    Zoti Tusk ka ne ender shqiperine dhe te arthmen evropiane te saj .Po te djathtet e shqiperise cfare endre kane??..Nje zot e di!..Ju faleminderit zoti Donald Tusk!.

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Po shkojme aty ku duhet te ishim moti. Po ç‘ti besh kur per shume vjet na „priu“ plaku ngordhalaq qe desh ngordhi Shqiperine..!
    Suksese kombi yne..!

  6. shushica says:

    Donald Tusk dhe ne pergjithesi populli polak ka respekt per shqiptaret .Pavaresisht nga motivet ,polaket gjithmone edhe para viteve 90 vleresonin guximin e Shqiperise perballe ish superfuqise se kohes ,BS .Ndersa shume nuk e dine qe shteti polak gjate luftes ne Kosove ,ne forma direkte dhe indirekte ka ndihmuar me te gjitha mjetet .Kaloresit polake ,ashtu sikurse mjaft gjermane kane bere pjese ne ushtrine e Skenderbeut ..Respekte per z.Tusk dhe popullin polak .Nuk di cfare komenti do te bejne berishistet anarkofashist ndaj deklaratave te numerit nje te BE ,libealdemokratit te qendres se djathte Tusk .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *