Klosi thirrje bizneseve: Afat deri më 1 qershor, asnjë biznes s'do lejohet të punojë pa depurator

24 Prill 2018, 11:31Sociale TEMA

Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjë dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët.

Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin. Apeli nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në impiantin e depurimit të ujit në Fier.

Duke parë nga afër investimin e realizuar dhe procecin e filtrimit të ujit, ministri Klosi tha se ky është një model i jashtëzakonshëm që duhet të përdoret nga të gjithë ata që shkarkojnë ujërat e patrajtuar në lumenj apo bregdet.

Kreu i turizmit dhe mjedisit theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme. Ministri Klosi ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin.

Ne do të kërkomë që modele të tilla të zbatohen dhe të ketë zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së mjedisit – tha ministri Klosi.

Kreu i Bashkisë së Fieri Armando Subashi tha se sipas një studimi të fundit, bërë nga ekspertë amerikanë janë 21 pika ku derdhen mbetjet në Gjanicë.

Sipas këtij studimi 4-5 pika janë ato ku derdhen hidro-karburet, ndërsa të tjerat janë të ujërave të zeza. Vendosja e impianteve në 4-5 pika do të sillte pastrimin e plotë të lumit për 1 ose 2 vjet.

Fjala e ministrit Klosi

Kemi ardhur këtu për të parë nga afër sesa e mundur është që në aksionin tonë të pastrojmë shqipërinë që duam dhe në radhë të parë për të pastruar ujërat e lumenjve dhe bregdetit ne kemi të gjitha mundësitë dhe të gjitha teknikat.

Zgjidhja e ofruar nga kompania është një model i jashtëzakonshëm të cilën jo vetëm ata që kanë derdhje të rënda industriale por edhe ata që kanë derdhje më të lehta dhe asaj që kemi thënë se nuk do të lejohen që ujërat e zeza të derdhen në lumenjtë e Shqipërisë, ne do të kërkojmë që modele të tilla të zbatohen, një zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së  mjedisit. Impianti i tillë do të kërkohet me patjetër të vihet në përdorim nga cdokush që  ka përdorimin e ujërave në vendin tonë.

Kushdo le të vijë ta shikojë këtu modelin, të kuptojë që zgjdhjet janë të thjeshta, teknika sot ka avancuar shumë por ajo të cilën ne e kemi cdo ditë pjesë të luftës sonë është mbrojtja e mjedisit dhe mbrojtja e jetës së njerëzve.

Dhe kjo që ndodh në këtë lumë është pjesë e mbrojtjes së jetës së njerëzve. Prandaj vazhdojmë të bëjmë thirrje për të gjithë që deri në datën 1 qershor të vendosin depuratorët e ujërave të zeza.

Nuk do të lejohet asnjë biznes, i madh apo i vogël, me emër apo emër, i njohur apo i panjohur që pas datës 1 qershor të mos ketë një depurim të ujërave të zeza apo të ndotura që derdhen në lumenjtë e Shqipërisë dhe në bregdetin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje