Një metodë e re studimi mund të çojë drejt vaksinës kundër AIDS-it

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë të re të studimit të qelizave të infektuara me virusin HIV, çka i rrit shpresat se mund të gjendet një kurë për sëmundjen.

Sipas studimit të kryer në Rockfeller University në Nju Jork, një strategji e re mund t’i ndihmojë shkencëtarët të identifikojnë qelizat që e bartin këtë virus.

Metoda përfshin përdorimin e proteinave për të pasuruar qelizat T të riaktivizuara që prodhojnë material HIV në gjak.

Me 38 milionë njerëz që vuajnë në botë nga kjo sëmundje, një vaksinë që do të shërbente si “plumb argjendi” për sëmundjen është gjëja më e kërkuar.

Testet e kryera japin shpresë për gjetjen e një kure. Në vitin 2016, Instituti Amerikan për Sëmundet Alergjike dhe Infektive zbuloi se vetëm nje injeksion me antitrupa që luftojnë virusin HIV i mbrojti majmunët nga sëmundja për më shumë se 6 muaj.

Antitrupat u morën nga një njeri i infektuar me këtë virus.

Ekspertët janë dakord me këtë mënyrë vaksinimi.

Në të ardhmen mund të ketë disa vaksinime, që mbulojnë lloje të ndryshme të virusit. Ekspertët thotë se HIV është një virus që pëson shpesh mutacione dhe kjo çon në nënlloje të tij.

Virusi është shumë kompleks në vetvete. Ai paraqet ndryshime gjenetike, që mund ta ndihmojnë t’i shpëtojë sistemit imunitar.

Por ekspertët janë optimistë se mund të gjejnë një vaksine të vetme për të gjitha llojet e virusit.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *