Rama konferencë për shtyp me Donald Tusk: Shqiptarët presin me padurim integrimin, ja për çfarë folëm

24 Prill 2018, 13:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

I pari e ka marrë fjalën shefi i qeverisë Rama i cili shprehu mirnjohjen për vizitën e diplomatit në Tiranë duke nënvizuar se rekomandimi do të jetë një fazë edhe më sfiduese.

“Jemi të vetëdishëm për sfidat që na presin në këtë proces. Jemi të bindur që ne mund t’i kapërcejmë bashkarisht”, u shpreh Rama.

Të gjithë shqiptarët presin me padurim të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të kemi sa më parë të jetë e mundur, mbështetjen e plotë e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim.

Ne rekomandimin e cilësojmë si përfundimin e një faze dhe çeljen e një faze të re, më sfiduese edhe më të vështirë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 

Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu sikurse kemi bindjen e plotë se këto sfida dhe vështirësi janë të kapërcyeshme vetëm përmes këtij procesi bashkëpunimi dhe ndërveprimi që deri tani na ka sjellë në këtë pikë mes vendit tonë, Komisionit dhe vendeve anëtare të BE. 

Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit tonë, me ndërtimin e gjeneratave të ardhshme dhe detyrimin për të ndërtuar Shqipërinë evropiane këtu në Shqipëri.

Është një proces që kërkon durim, kohë, një proces jo vetëm sa na e kërkojnë të tjerët, por një proces se na e kërkon interesi kombëtar.

 Ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit”, tha Rama në fjalën e tij. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje