Bregu ndjek gjurmët e Abazajt: Kam oferta nga klubet europiane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Luftëtari është “përralla” e bukur e këtij sezoni në Superiore, teksa është duke konkurruar për një “biletë” në Europë dhe duke dhuruar një futboll të bukur për t’u parë nga ana e sportdashësve.

E ardhur kjo në kampionatin shqiptar, ku niveli i ndeshjeve shpeshherë lë për të dëshiruar, kjo është një meritë e madhe për bluzinjtë e Hasan Likës, që arrijnë të marrin rezultate pozitive edhe me lojë të bukur. Megjithatë për sezonin e ardhshëm Luftëtari duhet të bëjë pa disa pika kyçe të këtij sezoni.

Rrugën e Abazajt duket se do e ndjek edhe mesfushori Dejvi Bregu. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Bregu është shprehur se pavarësisht se në sezonin e ardhshëm e presin në Korçë, ai po shqyrton disa oferta europiane.

“Rezultatet pozitive te Luftëtari po vijnë pasi kjo është një punë e klubit prej disa kohësh dhe shpresoj që të realizojmë objektivat tonë. Është e vërtetë që kartonin tim e ka blerë Skënderbeu, por kam oferta të tjera dhe duhet të shohim se çfarë mund të ndodhi në vazhdimësi.

Në këto oferta ka interes edhe nga klubet europiane. Megjithatë do të shohim sesi do të jetë më e mira për mua dhe për klubin e Skënderbeut”, është shprehur Bregu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *