REPLIKAT/ Dasma e Skenderbeut shndërrohet në "mollë sherri", Fate Velaj i përgjigjet Tares: Je hardhucë që derdh helm, nuk ishte qesharake

25 Prill 2018, 13:10Kulturë TEMA

“Dasma e Skenderbeut”, e riorganizuar nga deputeti i PS-së, Fate Velaj ne Kaninë për të kujtuar ceremoninë, është shndërruar në një “mollë sherri”.

Drejori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, nuk e ka kursyer ironinë teksa ka komentuar aktivitetin e zhvilluar.

Sipas studiuesit gjithçka ishte qesharake deri në dhimbje, ndërkohë që sipas tij kjo ngjarje duhet të ishte dinjitoze për historinë e kombit dhe vlerën që percjell.

Ndërkohë ka reaguar deputeti Fate Velaj i cili e konsideron Taren si “hardhucë që hodhi helm”.

E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë.

Nuk u morrë asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut,” shkruan Velaj.

Reagimi i Auron Tares 

Ditelindja e Romes, Dasma e Skenderbeut ne Kanine dy ane te ndryshme te medaljes se Trashegimise Kulturore.

Per dreq megjithese kisha vendosur te mos flisja fare per “Dasmen e Skenderbeut ne Kanine” nuk e mbajta dot doren dhe u ula te shkruaj dy fjale.

Kjo pasi nje mik i im nga Roma me dergoi disa foto nga procesioni masiv i organizuar ne Rome me rastin e themelimit te saj.

I ulur ne nje qoshe te kafenese se katit te 5 te Unesco me nje pamje te mrekullueshme perballe dhe me plot njerez te kultures perqark tek debatojne mbi rendesine e trashegimise kulturore mu duk vetja i pa fuqishem per te folur seriozisht per nje eveniment lokal ne Shqiperi.

Ka tashme disa dekada qe trashegimia kulturore ne Shqiperi nuk merre me seriozisht as per vlerat e saj dhe as per mundesine e madhe qe ka per zhvillimin e turizmit.

Per kete arsye edhe debatat intelektuale mbi rolin e trashegimise kulturore kane shteruar.

Por ndoshta ishin fotot e procesionit te Romes apo qenia ne ambjentet e nderteses se unesco-s qe me bene te shkruaj dy fjale mbi evenimentin me te fundit kulturor ne lidhje me trashegimine.

Procesionet apo ri krijimet e ngjarjeve historike nuk jane nje gje e re dhe tashme ne disa vende shume te zhvilluara jane pjese e rendesishme e asaj qe e quajme Turizem Kulturor.

Vende te ndryshme po e zhvillojme ne shume profesionalizem kete fushe duke e kthyer tashme kete fushe te re te Trashegimise ne nje menyre te rendesishme edukimi nepermjet ngjarjve historike.

Une sapo pashe me shume vemendje Muzeumin e Trashegimise Vikinge ne Suedi i cili vizitohet nga nje numer rekord njerzish te interesuar per kete pjese te trashegimise europiane.

Mund te permend nje numer Muzeumesh te hapura ku rikrijimi i betejave apo ngjarjeve historike kthehet ne nje feste te rendesishme lokale dhe nderkombetare.

Prandaj Dasma e Skenderbeut si ide ne vetvete duhet pare si nje iniciative pozitive e cila mund te pasohet nga plot ide te tjera te ketij zhanri.

POR, si gjithnje ne Shqiperi pozitiviteti apo serioziteti i gjese kur vjen per tu realizuar kthehet ne nje farse komike e cila te trishton.

Perse valle jemi kaq te pa afte te prodhojme gjera serioze?

Perse valle nje ide e shkelqyer per zhvillimin e turizmit te trashegimise kulturore duhet te kthehet nje nje theater banal fshati?

Perse e bejme edhe Skenderbeun e shkrete qesharak?

Shikoni seriozitetin e organizatoreve italiane te procesionit te Romes.

Prodhimi i veshjeve deri ne detaje, serioziteti, madheshtia e ngjarjes sjellja e njerzve e plot detaje te tjera qe te bejne ta jetosh ate periudhe te lashte.

Po Dasma jone? nje farse komike qe te ben te qash, qe nga menyra e sjelljes se njerzise qe ishin grumbulluar e tek fshatari qe terheq Kalin e Donikes me spango a thua se ne te gjithe Vloren nuk gjendeshin dot nje pale kapistalle per kuaj.

Qe tek figura qesharake e Skenderbeut te shkrete me kepuce me qafa si personazhi i Bob the BUilder hipur ne nje kafshe qe me shume dukej si Dhi e bardhe dhe jo si kale.

Tek kolltuket turke apo nje mavri me boje qe ju tunde mbi koke nje flamur te mberdhyer ne nje tub plastikte tjera e te tjera mysybete.

Ndokush mund te thote e po edhe ti pse e ben qime tra. shqyqyr qe u be dicka shqiptare jemi.

Ne fakt jo une mendoj se dicka ka ndodhur ne psikozen tone te pakten ne fushen e trashegimise dhe seriozitetit ndaj saj.

Per ilustrim i bashkangjita ketij postimi dy foto nga nje aktivitet i organizuar ne Vlore egzaktesisht 100 vjet me pare.

Shikoni cfare rregulli, cfare serioziteti dhe cfare fisnikesh te vertete duken keta vlonjate me kuaj. Kjo foto mund te jete bere kudo ne cdo kryeqytet te kohes dhe nuk ka asnje ndryshim nga garat me kuaj te aristokracise angleze per shembull.

Ne gjithe kete persiatje te gjate une mendoj se ajo qe ne kemi humbur bashke me seriozitetin eshte fisnikeria, aristokracia shkelqimi i asaj pjese te shoqerise qe ishte rritur me kuaj psh apo dinte se cfare ishin keshtjellat apo sarajet.

Njerez qe kuajt nuk i terhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerez qe dinin si te visheshin per ngjarjen taman sipas kohes dhe jo me kepuce te Bob the BUilder.

Njerez qe jetonin me tragjedine dhe seriozitetin e historise dhe jo duke u bere karagjoze me nje ide aq interesante dhe aq te bukur qe ne se do te dihej si te organizohej dhe zhvillohej mund te behej me te vertete nje reze shprese ne tymin e madh qe ka mbuluar trashegimine tone kulturore.

Pergjigjja e Fate Velajt 

DASMA E SKËNDERBEUT

NJË PËRGJIGJE PËR ATA QË E DUAN SHQIPËRINË VETËM ME FESTA ËMBËSIRASH E MISHI TË PJEKUR

Në Kaninë të Vlorës, në datë 22 Prill, për herë të parë në histori, u festua 567 vjetori i dasmës më kuptimplotë të historisë së kombit shqiptar, asaj të Skënderbeut me Donika Arianitin.

Në një ceremoni modeste, me pjesëmarrjen e një grupi prej 50 Arbereshësh, si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kruja, Tirana, Durrësi, Fieri… e nga Vlora, Kalaja e Kaninës, u rikthye në qendrën e kujtesës kombëtare.

Si ideator dhe organizator i këtij aktiviteti, realizova një ëndrrën time të vjetër, shprehur prej vitesh mes miqsh e, për ta realizuar këtë, ju drejtova përsëri miqve, vëllezërve të mij Kaniniot që e mbajtën në zemër e në mendje këtë ngjarje dhe e realizuam ashtu siç mundëm. Madje, shumë herë më bukur seç kishim mundësitë.

Skënderbeu e Donika, erdhën nga Lungro e Kalabrisë. E donin me patjetër vëllezërit tanë Arbëresh të ishin ata të parët që do e realizonin këtë çift, më të famshmin çift të historisë së Kombit tonë. Ditën e dielë, 22 Prill, Kalaja e Kaninës u mbush me festues, me valltarë nga vise të ndryshme ardhur enkas për të festuar.

Ngjarja e tejkaloi madhështinë por, njëkohësisht, vapa e madhe e asaj dite, nxori jashtë dhe zhapikët e fshehur poshtë gurëve të kalasë shekullore të cilët, filluan të hidhin në hava helmin e tyre. Kuturu.

Të kapë kë të kapë e të helmohet kush të dojë. Ata, nuk mbanin përgjegjësi për fatin e zi të atij që do helmohej.

E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë.

Nuk u morrë asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut.

Ishte perfekt? JO. E dimë por, do të jetë vitet e ardhshme.
U tha se ishte qesharake. JO. Ishte madhështore. Ishte dritëruese si dielli që i rrinte në kokë nuses, vajzës së Kaninës dhe djalit të Krujës.

Në fjalën time përshëndetëse e thashë se vitin tjetër do të vijnë 5000-10.000 veta në Dasmën e Skënderbeut sepse kjo festë do të jetë e përvitshme.

E përhershme. Kjo është DASMA E KOMBIT dhe do jetë e të gjithëve. Dhe vitin tjetër, në atë pas dy viteve e shume viteve do jetë akoma më e bukur.

Më madhështore.

Më vezulluese.

Më verbuese.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptarë.

Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit.

Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre.

Për mos u marrë me çfarë është shkruar, dua tu them se, Shqipërisë, ju shtua një festë domethënëse.

E përvitshme.

E përhershme.

DASMA E KOMBIT.

DASMA E BASHKIMIT.

Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetm me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit.

Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë.

Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.

Ejani vitin tjetër në Kaninë. Ejani të shihni si do jetë. Ejani të festoni në vendin më të bukur mbi dhe.

Ejani të ndiheni princëror, si njëherë e një kohë. Bashkojuni të ardhurve nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Arbëreshëve dhe gjithë Shqipëria.

Fate Velaj(TemA)

24 komente në “REPLIKAT/ Dasma e Skenderbeut shndërrohet në “mollë sherri”, Fate Velaj i përgjigjet Tares: Je hardhucë që derdh helm, nuk ishte qesharake”

  1. Orient says:

    ..jam me z Tare..dasma ishte nje tallje,pasi improvizimi nuk ishte pjese e nje konkursi..

  2. ehhh says:

    Auron, e ke dhjere kete here ?

  3. shushica says:

    Nje faleminderit te madhe Velajt dhe gjithe atyre qe ndihmuan ne lindjen e nje feste qe ndoshta duhej te kishte lindur me pare .Auron ,vleresoj punen tende ,por mos bej krahasime pa kuptim .Gjithmone me ka intriguar Kanina ,si nje ballkon mbi Vlore ,me keshtjellen ,me emrat e famshem ne sherbim te kombit .Ndoshta edhe pse nje gjyshja ime eshte me origjine nga Kanina .Ne jemi vend i vogel ,akoma mjaft i varfer,nuk mund te pretendojme Italine qe ka 70 % te pasurise kulturore boterore .Une do te propozoja qe bizneset te angazhohen me investime per restaurimin e qendrave historike ,te objekteve arkeologjike ,mjaft prej te cilave pas viteve 90..t jane mbuluar me ferra ..Dhe mund tu zbriteshin nga taksat shpenzimet ose mund te kishin te drejte publiciteti .Gjithesesi kultura ,e kaluara ,sidomos per vendet e voglaafron turizmin elitar ,i cili shpenzon edhe me shume .Prandaj vitin tjeter ndoshta Auroni do ti bashkohet Velajt ,dhe si vlonjate do te bejne dicka me te bukur .

  4. Cari i Principates se Ballagatit says:

    Fate Velaj ky gjigand grafoman qe shkruan per patologji dhe sthote asgje. Fate Velaj ky njeri i parendesishem qe u be deputet sepse Zhgarravinat e tij ne telajo jane te ngjashme me ato te Udheheqesit Suprem. Fate Velaj ky njeri qe kur foli per librin e tij pa modesti sic i takon nje autori te kalibri te tij e vuri veten ne nje shkalle me Kaderene dhe Agollin ne letersine shqipe. Fate Velaj nuk pranon se ajo me demek rivenia ne jete te dasmes se Skenderbeut ishte e shemtuar,ndoshta jo per faj te tij. Mund te ishte mjaftuar duke thene vetem :
    -Auron ke te drejte po ishte hera e pare heren tjeter do ta bejme me mire.
    Por jo ashtu si Lideri Suprem ai tha qe ishte e mrekullueshme po vetem se ska profesioniste qe ta kuptojne.

  5. Shoku " Shpati " says:

    Ky eshte Fatja ! Kanina ne Champion league ! Te pakten mbase e mesoi mbiemrin e Donikes Fatja , se dikur e quajti Donika Skenderbeu . O Ediiiiiii mblidh mendjen . Ka edhe ” veting kulturor ” !

  6. Andres says:

    O Fate, quhet hardhuce e jo ardhuce a te vrafte! Te kishe mbetur te zhapiku me mire, pa kaluar ne fjale kaq te komplikuara per nivelin tend. Po ti jo vetem qe nuk i ditke emrin, po nuk ditke as qe zhapiku nuk ka helm! A koqe kandari qe ofendon dhe fiqte e Kanines me nivelin tend.

  7. Flutura says:

    Bravo e madhe Fate Velaj.
    Turp per ty Auron Tare.
    Per jete ngjarje, nese e kishe marr vesh se do te organizohej, pse nuk ofrove kontributin tend?
    Puna me e lehte ne bote eshte te “kerkosh”llogari. Te punosh eshte me e veshtira, por lodhja ne fund te jep kenaqesi dhe nje rezultat POZITIV, Auron.
    Dhe eshte nivel i ulet te krahasosh Romen me Kaninen. Jo me cinizem. Nuk i sherben askujt.
    Meriton pergezime edhe per pergjigjen teper te matur e me pjekuri te larte intelektuale Fate Velaj.
    Te shohim vetem perpara, si do te behet ne te ardhmen-kjo po, ia vlen te konsiderohet.
    Urime edhe njehere zoti Fate.

    1. Al says:

      Po pse moj Flutura, kjo ngjarje, qe pretendohet shume e rendesishme, ne dore te rastesise lihet?! Nuk na sollen kuaj thote Velaj, nuk na sollen frere dhe mezi gjetem nje litar!!!!!! Nese e ke lene ne kete derexhe, le te thoje te pakten qe nuk eshte aq e rendesishme dhe donim me bo ca gallate!!! Nejse Flutura, ti ke bindjet e tua

      1. ay ay says:

        Ti s’ke bere asgje, c’mutin do qe llap atehere? Rri aty e mbaj bythen me dore, se pune s’ben e munxa s’perton te nxjerresh nga goja! Kaqol!!!

  8. Gjergj Kastrioti heroi jone kombetar nuk i takon nje taborri ,partie e krahine,por gjithe kombit shqiprar,se mi kerkue hollsisht kastriotet jane me rrenje nga fisi gergur nga kosova qe ka edhe sot.
    pastaj.islamikve nuk ju pelqejn shume festat e kimbetare te gjergj kastriotit skenderbe.
    pastaj.turqve,gjysem turqve dhe etnive tjera turko-aziatike se bashku me serbet e greko-maqedonet,nuk i admirojn festat shqiotare,dhe mundohen ta bejne jo shqiptar gjergjin,e me multi fe,por evropa e njef si trungu dhe berthama e shqiptaris dhe ka vetem nje fe,katolike,nga nje familje tipike Shqiptare.

    1. Cuku says:

      Auron Kare je nje pjelle jasht tiksore. Cdo gje qe nuk te pelqen ty sduhet oatjeter tu pelqeje dhe te tjereve. Po mendja jote o Kare nuk eshte aq e ndritur sa te ndicoje gjithe dynjane . Te fala kush te pyes o Kare.

  9. H says:

    Që tare është një megalloman province që shet pordhë atyre që mendon se janë më provincialë se ai , duket qartë. Idiotësia e parë është që na tregon se ka shokë nga Italia dhe krahason traditën mijëra vjeçare të Italisë me shqiperine që ka pak histori dhe aspak traditë me këto përkujtime. Sikur ngjarja mos i pëlqente duhet të bënte ( i cazzi suoi) dhe të hante mut me ndonjë gjë tjetër. Përse. Injorant i duhet domisdo te fusi hundët në çdo gjë ?

  10. Andrea says:

    O Fate , ty te lumte , per organizimin, me Taren mos u mèr se eshte filoturk , ishte ai qe vendosi ne kalane e Lezhes ,pllaken turke ne arabisht, siper portes kryesore , sulm i paster per historine e kalase Arbenore , kujdes ai financohet nga, Tika e Erdoganit.

  11. Hamazai says:

    Ore njerez e njihni fate von veljan kokren e katnarit te kimpleksuar! Nje bufon i papare we ha e pi e ben qef se kanesi ramen! Verifkoni vetem biletat e udhetimit per ne Vjene Tij me parat e shteiti dhe do kuptoni sa shtet mit eshte ky! Lere pastaj ata ceremonine e skndrrbeut! Te ishte gjalle skmderbeu do e kishte tedhur kete koqe! Fatja eshte i dashuruat me veten! Shikoni si e ben fot bje idjeot tipik! Masturbues i lindur! Nje gje nuk kuptoj perse e mban afer ky shale gjati qe ske ci thua per kulture! Por te mbash nje loqe si fatka pas eshte e tmerrshme!

  12. Kafeneja fshatit says:

    Z. Tare ka plotesisht te drejte. E quajne nje ngjarje teper te rendesishme dhe kur fillon “shfaqja” aktoret nuk vijne dhe ne marrim nje gomar, marrim Sancon e hipim mbi gomar me cizme kaubojsi dhe i themi ngaje gomarin se je me fat, do shkojme te marrim nusen tende. Ja ku ke dhe litarin lidhja te veshet. Hajdeni dhe ju kameramane te filmoni dhe hidheni ne yoitube te bojme cik gallate me heroin tone kombetar dhe keta qe na kane inat, vendet fqinje, le te plasin nga inati se ja u q.me planin per te tallur lesht me ne! Nuk ka nevoje se ne i tallim vete lesht me veten tone, me heroin tone, me vlerat tona, me kulturen tone ende anadollake. Turp, 1000 here turp per organizuesit

  13. Na myten karnat says:

    SI nuk thane nje llaf te mire shqiptaret mer jahu! Vetem verejtje dhe helm. Boll qe ta mbysin nje iniciative qofte edhe qesharake.
    Beje vitin tjeter me mire o bole! U dhjefsh mu në UNESCO u dhjefsh!
    Tu prish gjumi aty ne UNESCO o trap?! Idete e tua me rripa kuajsh prej lekure kari e veshje ku di une se cfare hidhi vitin tjeter qe te behet me mire dhe ti te flesh rehat.

  14. iliria says:

    te lumte zoti veliaj me se fundi nje mashkull shqiptare ben lavdi te pavdekshmit heroit te krishterimit shqiptare vazhdoni me nisma te tilla mos harroni traditen tipike shqiptre—-rrofte gjergj kastrioti

    1. i menduari says:

      Gjergji nuk mund te rroje se ka 550 vjet qe ka vdekur!
      Ne kete rast thuhet LAVDI Gjergj Kastriot Skenderbeut ?

  15. Ana says:

    Festa mund te kishte mungesa ne organizim te cilat rrjedhin nga kushtet apo ndihmesat qe duhet te jepte shteti por e rendesishme eshte Idea per here te pare e kesaj lloj feste qe merito vleresim maximal!

  16. Lip Gjanica says:

    Realizuar shume dobet kjo dasem.Po Fate Velaj ne dasem mos ishte gje Vrana Knoti?…hahaha sa qesharak.

    1. i menduari says:

      Po ti kush ishe!? Hamzai apo Abduhaqifi ? ? ?

  17. Jak Boston says:

    Per Auron Taren paska me shume rendesi themelimi i Romes se sa kombi shqiptar.
    Asgje nuk nis e persosur, por permiresohet vazhdimisht deri ne persosmeri.
    Falenderime Zoteri Fate Velaj per aq sa bere dhe mos u dekurajo nga llafazanet e kafeneve te Tiranes apo te Romes, pasi ata jane thjeshte llafazane dhe asgje tjeter.

    1. yyp Xhixhi says:

      Po ju te kafeneve te Bostonit dhe lavapjatave te Cikagos, si jeni ?

  18. Petrit says:

    Me mire vone se kurre! Tare, mund te kete te drejte per shume gjera, por nisma e e zotrinjeve , per darsmen , do te duhej te pergezohej. Vitin tjeter , do ishte shume me serjoze te kyqet ministria e kultures dhe bashkia e Vlores ne organizimin e kesaj feste madheshtore! Keto festa ringjallin edhe vlerat tona te humbura, neper shekuj dhe te perdhosurta nga , grek, turq e serb!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje