Duka kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes, pas urdhërit të këtij të fundit për auditimin e financave të FSHF

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga ana e policisë, të marrë masa ndaj deputetit socialist Erjon Braçe, pasi sipas saj, ai ka goditur me çakmak gjyqtarin e ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

Kërkesa vjen në një kohë që Braçe si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka kërkuar auditimin e financave të FSHF-së.

Për këtë arsye, ndaj Braçes që prej së hënës ka nisur një sulm frontal nga mediat pranë Armand Dukës, të cilat vetëm duke u bazuar në thëniet e gjyqtarit Andi Koçi (që ndër të tjera punon për Dukën), pa pasur asnjë provë tjetër, e kanë bërë fakt të kryer se Braçe e ka goditur atë.

Vetë deputeti thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Marrim shkas nga ngjarja e ditës së hënë datë 23.04.2018, kur deputeti socialist z.Erion Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.

Së pari, veprime të tilla antisportive, vijnë në kundërshtim me parimet e përgjithshme të etikës të parashikuara nga Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk e bëjnë deputetin një model për qytetarët dhe nuk nxisin zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes për të rinjtë.

Së dyti, çakmaku përbën një send të palejuar në mjediset sportive sipas nenit 49 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” dhe konform nenit 55 të këtij ligji, shkelja e dispozitës së sipërcituar përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë e cila vendoset nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë komisariatit të policisë vendore.

Federata Shqiptare e Futbollit, si organi kompetent për organizimin e sportit të futbollit në vend, ka për detyrë të marrë masa për parandalimin e dhunës duke promovuar sportin e pastër dhe tolerancën.

Në këtë kuptim sjellja e deputetit është publikisht e dënueshme dhe kërkojmë të mbahet parasysh nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kuadër të vlerësimit të plotë të standardeve etike të miratuara dhe për ndikimin që këto standarde kanë pasur në punën politike të deputetit.

Rasti i deputetit Braçe nuk është i izoluar, kujtojmë se edhe në të shkuarën, deputetë të të gjitha forcave politike kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, duke i kthyer ato në “kredit” politik. Bazuar në sa më sipër, kërkojmë nga Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe. Me konsideratë; Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku”, thuhet ne kërkesen e FSHF.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Duka kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes, pas urdhërit të këtij të fundit për auditimin e financave të FSHF”

  1. Bujar says:

    skeni faj more plehra se e keni bo futbollin pronen tuaj dhe keni shi me lek…mfai ska brire keto ka…jo KLSH po dhe OLAF dhe Court of Auditors duhet tju vij ketyre mostrave

  2. Luli says:

    Dash Sula gjuante ne stadium me pistoletë dhe ky se ruajti

  3. dajti says:

    Ore duka je nje hajdut i peshtire, dukesh nga surrati kur ngerdheshesh qe je gomar!

  4. TaPonxhi says:

    Duka perpiqet te perdori Policin tani, se i paguan pak lek ata…. Bravo DUKE, kurseji leket se po te vjen dita…..

  5. BOSI says:

    Normale, sulmi duhet ti kthehesh me sulm. o Don Duka po dhe sa do zgjasi SAGA jote aman. Boll e shkaterrove futbollin dhe ekipet, Tironen e degjenerove, partizanin po ashtu dhe sa ekipe ke ndermend te shkaterrosh more aman.

    Keto te tatimeve kan nxjerr ndonje gje ne drite apo i knaqi me lek dhe ata ky DUKA

  6. timo says:

    Gomari është një nga kafshët më të zgjuara megjithatë, mbetet GOMAR. Po ky gomari i FSHF është i edhe i pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *