Një burrë ka marrë një surprizë jo të këndshme teksa ngacmoi një femër në rrugë.
Burri i preku të pasmet në mes të ditës një vajze të re, por ajo ju kundërpërgjigj duke e qëlluar me grusht në fytyrë.
Leanna Carr e cila është peshëngritëse nuk e kishte mendjen kur burri e preku tek të pasmet gjatë vizitës së saj në Irlandë.
Por 26-vjeçarja i kthehet menjëherë duke e goditur me grusht në fytyrë, aq shumë saqë ajo vrau dorën.
Pasi e ngacmoi seksualisht, burri i kishte thënë: “Ti je amerikane, ndoshta të pëlqen.”
“Kurrë mos prek më një vajzë,“-iu drejtua peshëngritësja pasi e goditi.
Carr ndau ngjarjen që i kishte ndodhur me ndjekësit në Twitter.
“Unë nuk mendoj se dhuna është gjithmonë një zgjidhje. Dhe jam me fat që zënka nuk përfundoi më keq akoma,”-shtoi ajo. (TemA)