"I vendosim ditën, na i vjedhin natën", OSHEE jep alarmin për "skifterët" në Pukë

25 Prill 2018, 10:29Kronika TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur alarmin për vjedhjen e transformatorëve.

Përmes një deklarate zyrtare ka ngritur shqetësimin se në qytetin e Pukës transformatorët vendosen ditën dhe vidhen natën duke shkaktuar dëme tek qytetarët të cilëve ju ndërpritet energjia elektrike deri në riparimin e defektit.

Reagimi: 

“Personat e papërgjegjshem vijojne te dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE ne Puke, duke vjedhur transformatoret e kabinave.

Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banoret qe jetojne ne zona te thella malore.

Me poshtë vdeo e vendosjes se nje tjeter transformatori, te vjedhur naten ne fshatin Rrapë, Pukë, me 100 abonentë.

Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështire u bë e mundur vendosja e kabinës.

Duhet kuptuar se prona është perbashket, dhe kush vjedh transformatorin nuk demton vetem OSHEE, por lë pa pa drita me qindra familje.

Theksojme se është hera e 4 qe vidhen transformatoret, per te cilat kane nisur hetimet.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje