Investimet në nivel kapilar, Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe në lagjet e vjetra

25 Prill 2018, 15:31Sociale TEMA
Investimet në nivel kapilar, Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe

Investimet  e Baskisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar duke prekur tashmë çdo rrugicë. Krahas projekteve të mëdha infrastrukturore sikurse janë Sheshi “Skënderbej”, Unaza, Bulevardi i Ri, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve.

 Siç mund të shihni edhe këto foto, investimi ka prekur edhe rrugicat e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit sikurse është ajo “ Thimi Mitko” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet.

 Pas rehabilitimit të plotë të Pazarit të Ri, tashmë qytetarët e kësaj lagjeje po i gëzohen edhe asfaltimit dhe rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.   

4 komente në “Investimet në nivel kapilar, Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe në lagjet e vjetra”

  1. Zigur Qarri says:

    Shtrim me kosto te ulet,Leket per lesh.
    Shtrimi pa astar nuk ngjit,as 6 muaj nuk qendron asfaltimi.

  2. IVONI says:

    PO PARATE NGA DALIN ?! TIRANA LULEZON DHE NA BEHET QEJFI , PO TE TJERET PSE RROJNE NE MIZERJE ? PSE BANOJNE BASHKE ME BAGETINE ?! JU E FUTET VEBDIN NE MIZERJE , E C`POPULLARIZUAT ME “LEVIZJEN E LIRE ” ,,! A KA MBETUR BURRE ME MEND NE ATE VEND ..?!

  3. eri says:

    Fjale me mend, ,shtrime koti,,prishen para kot,,,tirana do uje 24 ore,,,, do pune,,,do spitale,,do pasterti neper rruge,,,do bibloteka,,,do lulishte jo pallate, ,,do fusha futbolli,basketbolli, teatro te rinj…do zjarrfikse moderne,,..dhe ambulanca,…do tren,,do nje rruge bicikletash,nga tirana ne durres,,etj,,tirana do nje fabrike tekstilesh, ,etj.

  4. Z says:

    Po nuk e shtruat qahem

    Po e shtruat pa astar, qahem

    Po e shtruat me astar, qahem

    Ai ven nuk bohet, se dhe po te bohet, prap do qahem.

    Sa mire eshte te qahesh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje