Irani kërkon hapjen e ambasadës shqiptare në Teheran

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.

“Padyshim zhvillimi i bashkëpunimit të sektorëve privatë do të rritej me hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Iran, lehtësimin e dhënies së vizave, vecanerisht vizave të biznesit, vendosjes së linjës ajrore direkte ndërmjet dy vendeve, heqjes së taksimit të dyfishtë, mbështetjes së investimeve dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të  informacionit të biznesit” theksoi Gholam Hossein Shafei.

Nxitjen e bashkëpunimit e ka vlerësuar edhe homologia e Shafeit, Ines Muçostepa.

Takimi i sipërmarrësve të dy vendeve dhe kërkesa për çeljen e ambasadës në Teheran, nuk është e rasësishme, pasi në janar të vitit të kaluar, në një vizitë në Iran, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për konsultimet diplomatike me homolgun e vet.

Edhe pse nuk u fol hapur për çeljen e ambasdës, dy ministrat ranë dakord mbi nevojën për të forcuar kuadrin ligjor të bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në fushën e shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës. Kujtojmë se Irani ka ambasadën e vet në Shqipëri që nga viti 1994, ndërsa vitet e fundit shteti islamik ka zgjeruar marrëdheniet tregëtare me BE-në me 54 për qind, dhe hapa të tillë kërkon t’i  zgjerojë edhe me Shqipërinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *