Lulzimi ndez “luftën e ftohtë” në PD

25 Prill 2018, 17:59Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Në vend të ndezë motorrët e opozitarit dhe partisë opozitare, Lulzim Basha ka ndezur në Partinë e tij Demokratike, “luftën e ftohtë” mes klaneve parazitiste, dhe dosjexhinjve bërrylaxhinj. Në vend të ribashkojë partinë e hallakatur dhe të ringrejë strukturat e shpërbëra, Lulzim Basha ka vendosur të lërë gjithë hapësirën e duhur për ta kthyer PD në fushë beteje mes të rinjve aventurierë dhe të vjetërve që duan të kapin ritmin e tyre. Realisht PD, është sot një parti ku vetëm politikë nuk prodhohet, ku vetëm elita nuk afrohet, ku vetëm liria dhe demokracia e mendimit dhe veprimit nuk tolerohen dhe zbatohen.

Atje, tek ajo parti përfundimisht do të ketë vend vetëm për hileqarët, dallkaukët, mediokërit, bastexhinjtë, tenderaxhinjtë, kumarxhinjtë, dhe të gjitha këto në kurriz të partisë. Lulzimi e ka ndezur qëllimisht “luftën e ftohtë” që në fakt mund të quhet edhe “lufta e kotë” në PD, për të parë nga lart fushën e betejës mes gladiatorëve dhe shërbëtorëve të tij besnikë, për të dalluar nga lart, kush meriton të mbahet dhe kush meriton të flaket nga partia, për të seleksionuar nga posti kryetarit kush duhet të rifutet në listë e ardhshme për deputet, dhe kush duhet të flaket nga oborri selisë.

Në një rrëfim të sinqertë në media, një ish-deputete e PD deklaronte se “në politikë kam takuar kolegë halabakë dhe injorantë”, ç’ka e bën të besueshme gjithçka ka ndodhur në atë parti në gjithë këto vite të ekzistencës saj. Afrimi halabakëve dhe injorantëve, afrimi i aventurierëve, madje dhe personave me precedentë penalë, mbetet alfa dhe omega e një partie të cilës vetëm “e djathtë” nuk mund ti thuash kryesisht në 5-6 vite e fundit. Ashtu si 27 vite më parë, edhe sot në PD e Lulzimit, ka dhe do vazhdojnë të jenë, persona me defiçite arsimore dhe intelektuale, ka dhe do të ketë persona me dosje në Prokurori dhe Gjykata, ashtu siç ka patur, ka dhe do të ketë edhe hafije të ish-Sigurimit të Shtetit.

Mungesa e elitave dhe kontribuesve në Partinë Demokratike të zotit Basha, veç të tjerave lidhet edhe me rrumpallën e bërë nga vetë ai me këtë forcë politik pas emërimit si “kryetar” 6 vite më parë. Një hap i nxituar dhe pse jo edhe i gabuar i Doktorit, të cilin nuk mund ta zhbëjë kurrë më, pas kaq ndryshimesh që kanë ndodhur në PD. Situata në dukje si e “qetë” pritet shumë shpejt të ndizet nga klani Berishës, i cili prej 1 viti është vënë nën shënjestrën e të rinjve të Lulzimit. Largimi me dhunë i elitave dhe emrave me kontribute, largimi së fundi edhe i dhëndërit të Doktorit, do të ishin padyshim sinjalet e para dhe vazhdimësia e një skenari të paramenduar qysh herët nga Lulzim Basha lidhur me të ardhmen e tij në PD.

Gjithkush e ka menduar dhe vazhdon ta mendojë, se si mundet të mosveprojë Doktori, pas situatave të tilla kur Partia Demokratike po privatizohet nga një njeri i vetëm, kur njeriu që ai përzgjodhi 17 vjet më parë, sot po sakrifikon partinë për të mbijetuar në politikë, kur pasardhësi i tij “besnik” nuk ngurron të bëjë marrëveshje dhe pazare për interesa personale. E vetmja zgjidhje që Lulzim Basha ka gjetur për të mbijetuar mes hamendësive dhe betejave klanore, mes trysnive dhe ndonjë “hakmarrje” të mundshme nga Doktori, është lufta mes klaneve. Natyrisht për Lulzimin rëndësi nuk kanë as Ervini dhe as

Grida, as Muli dhe as Spaho, por mbijetesa e tij si kryetar i një partie tashmë pa statut. Flakja edhe e Jamarbër Malltezit , ishte goditja e rradhës që “besniku partisë” i dha Doktorit, pasi siguroi mbijetesën e gjatë si kryetar partie. Tashmë Lulzimit, i mbetet të vështrojë nga lart ngërdheshjen e atyre, që ai ka paralajmeruar ti flakë në muajt ardhshëm nga ajo parti, për të siguruar përfundimisht shuarjen e çdo zëri kundër. Tallja që ai bëri nga Kuvendi Kombëtar me gjoja “afrimin e Topallit në PD”, ishte një tjetër sinjal negativ për ish-shefin e partisë, i cili në përpjekjet për të qenë i ftohtë me Lulzimin (duke munguar në mbledhjet e tij) duket se nuk do të mundë të rezistojë gjatë në betejën që ka nisur mes tij, dhe pasanikëve të rinj, që PD e shohin si sallë bixhozi nga ku mund të fitohen tendera, ofiqe dhe para qyl.

11 komente në “Lulzimi ndez “luftën e ftohtë” në PD”

  1. Ladi says:

    Largimi i dhendrrit-nje tjeter karrem ne grepin e lulit i servirur mjeshterisht nga baba saliu per dritshkurterit e ketij vendi, perfshi ketu edhe ju analistet miope…

    1. Kujtimi says:

      LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS

  2. Bad boy 2 says:

    Artur ajazi edhte dashnori i MERO BAZES ATA JAN AQ TE DASHURUAR SE QE BEJN DASHURI QDO DITE DMTH JA FUSIN KARIN NE BYTH NJERI TJETRIT QDO DITE -ME PERJASHTIM KUR MERO I DUHET ME SHKUE ME JA LEPIR BYTHEN TAULET BOLES-BALLES!

    1. Ateisti says:

      Na mbyten injorantet e idjotet , me plot kuptimin e fjales !
      Ti , komentuesi i dyte , je njeri teper banal , i pa kulture dhe injorant , deri tek ti !
      C`jane tere keto idjotesira qe i shfren publikisht dhe cfar te mesoje njeriu prej teje ?

    2. Mul Noka dhe Paloka says:

      O ti kokrra e katunarit.
      Po qe se do te shash Mero Bazen dhe Ajazin, shaji say te duash, por jo si njeri rrugesh, si Naxhie Kurva.
      Ti je tamam fytyra e PDse. Katunar komplet.

  3. alma tirane says:

    nje shkrim kurajoz, nje shkrim qe eshte dhe tregon realitetin e nje partie si PD qe Lulzimja e shkaterroi dhe e ktheu ne prone te palujtshme.

    dy fjale per redaksine. ju lutem mos lejoni te futen ne hapesiren e komenteve njerez qe kane shitur grate dhe motrat tek semafori, ashtu si ky koment/shkruesi qe ofendon z Baze dhe z Ajazi.

  4. alphade says:

    Bojkotomi i Berishes ne mbledhjen e fundit te PD-s dhe perjashtimi
    i Jamarber Malltezit,ne te ardhme do te zbulohen shkaqet e verteta,
    pse Lul Basha ka ndermarre nje hap te tille. Personalisht mendoj se
    Lul Basha nuk kishte kellqe te shkonte deri atje sa te perjashtonte
    dhenderrin e Berishes nga udheheqja e PD.
    “Dikush” teper i fuqishem nga nderkombetaret i ka thene Lulit:
    “Shkele ne do te shpetosh” ,behej fjale per yllin e kuq ,ku gjermanet
    i kerkonin partizanit te shkelte ylin partizan. Kjo per analogji me pak-
    sa humor ky krahasim. Keshtu qe Luli per te shpetuar lekuren e tij
    duhet ta hidhte tej Malltezin . Me siguri ne te ardmen Luli ne nje mo-
    ment axhamije do ta thote me gojen e tij ,sic e tha edhe per imponi-
    min e Yee- per 17 Majin e vitit te kaluar. Deri ketu ka vetem spekulli-
    me por konkluzioni eshte se ,pas ketyre ngjarjeve qe po ndodhin ne
    PD, do te kemi shtjellime te bujshme: Rama po kthehet nga Gjerma-
    nia e Merkelit plot me porosi konkrete per “Peshqit” e medhenj dhe
    gjasat tregojne se Berishes po i vjen fundi . Dhe ketu opozitaret e Lu-
    lit kane te drejte kur thone se ka ” marreveshje midis Rames dhe Ba-
    Bashes,nje marreveshje e fshehte ku Luli do te laje hesapet me te ko-
    rruptuarit e PD-s dhe pastaj te zbatoje opoziten,nje opozite reale,objek-
    tive ,konstruktive dhe jo si deri tani ku prevaloi nje opizite,kryesuar nga
    Berisha fund e krye destruktive ,nihiliste,shpifese, mashtrues…..!

  5. Kryekari MERO GELBAZA says:

    MERO GELBAZA DHE ARTURZIN I PASH NE PAZAR ISHIN FUT NE PARK DHE JA BEJSHIN NJERI TJETRIT NGA NJE GOJORE NE PARK KURSE ATY PARI KALOJ ZENI ME ARMINEN E QESHI ME KETA LEGENA …E JU THA VAZHDONI JU DUKE JU A LEPIR KARIN NJERI TJETRIT SE UNE PO SHKOJ NE SHTRAT ME ARMINEN- NDRYSHIM I MADHE NE JETE APO JO??! Flm

  6. Lulzim Basha preferohet nga Evropa,si njeri Korret,Human,intelektual,progresist,dhe thellsishte pro Evropian, e anti Turkqis ne futje te hundve ne Shqiperi e Kosoven evropiane.
    basha perveqse josefina topallit e 2-3 personave duhet larguar kliken e kalbur ne PD,se edhe vete klinika te spitaleve largojn dr stupidat.
    Bolle me me kengen e vjeter dhe me bashibuzuka be parti.
    ka te tille qe perpos pordhve ne parti asgje tjeter snund te prodhojn.
    pra duhet nje elite e Re ekspertesh ministrash per kthesa 36 shkalle pozitive per Shqiperin.

  7. alphade says:

    Shtojce: Me spastrimet qe do te kete ne te ardhmen nga te dyja
    palet : majtas – djathtas, opozita do te marre ngjyren europiane
    duke formesuar nje opozite te kritikes konstruktive ,ashtu sic e
    ka kerkuar dhe e kerkon europa. Sa per dekkaratat e Avokat Ngje-
    les gjija per krijimin e nje qeverie te RE ne Qershor,do ta keshilloja
    Z. Ngjela qe te heqe dore nga politika se,pavaresisht nga informa-
    cionet “fidedignas” qe mund te kete siguruar neper kanalet e tij
    “misterioze”, nuk eshte ne axhen amerikane e europiano- perendi-
    more renovimi i qeverise aktuale aq me pak kur ben fjale Ti me per-
    .fshirjen edhe te Rames ne kete axhend. Ketu zoti Njela te ka ngelur
    sahati ne “mesnate” . Qefmbetjet tuaja personale me Ramen nuk
    mund te ndikojne ne opinionet e nderkombetareve te cilet i kane
    varur shpresat vetem tek Rama per cuarjen deri ne fund te Refor-
    mes ne Drejtesi dhe Vettingun. Me kete rast zoti Ngjela po te per-
    mend nje thenje te nje filosofi qe te vjen ty si nje unaze ne gisht,
    apo sic themi ne ,te vjen ty per shtat: “Sikur aksiomat gjeometrike
    te preknin interesat e njerezve,keta te fundit me siguri do t’i per-
    genjeshtronin”…… ,!!!
    Z. Ngjela, ne Qershor Shqiperia hap negociatat. Asgje s’ka per te ndo-
    dhur me qeverine e Rames dhe aq me pak vete Rames. Mundet vetem
    disa rinivime te ministrave….! Ndersa fundi do te jete i bandes mafioze
    te Sali Berishes duke filluar nga trinomi : Berisha- Meta- Llalla,ky i fun-
    dit thjeshte nje klloun i dy te pareve dhe asgje me teper…..! Ne kete
    “klub mafioz” mund te i granohet e Lul Basha,i cili tash per te shpetuar
    lekuren e tij nga furtuna qe po afrohet po ben disa levizje “pindarike”
    per t’i dhene prova nderkombetareve se Ai po pastron radhet e kesaj
    bande per ta rifutur ne binaret e demokracise se munguar deri tani.
    Me keto levizje ,Basha perpiqet te krijoi opinionin tek nderkombetaret
    se “epoka despotike e Sali Berishes ka marre fund” ,se une si kryetar
    i PD nuk kam bere dhe nuk bej pjese ne “klubin mafioz berishian” ,se
    te gjitha krimet,hajnite jane vepra ekskluzivisht te .Berishes dhe se une
    jam viktime e tij.
    Deshmitari i mbrojtur : Se shpejti po vjen. Ai quhet : IZET HAXHIA, ” Prokurori
    i Sali Ram Berishes” !!!

  8. sul korriku says:

    Kur mendohem te perkufizoj sot PD-ne, nuk e di pse me del perpara portreti i deputetit Murizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje