Mumja që shqetësoi regjimin në Iran

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një trup i mumifikuar që u gjet pranë një faltoreje në Teheran mund t’i përkasë monarkut Reza Shah, një figurë polarizuese, rishfaqja e të cilit do të ishte problematike për liderët islamë të vendit.

Mediat lokale kanë publikuar shkrime kontradiktore gjatë kësaj jave në lidhje me zbulimin në faltoren Shah Abdol-Azim, pranë ish-mauzoleut mbretëror në jug të kryeqytetit, ku ai u varros.

Agjencitë konservatore të lajmeve, që mbështesin lidershipin aktual, e kanë hedhur poshtë hipotezën se mumja i përket ish-mbretit, por shumë besojnë se ky mohim mund të ketë lidhje me frikën e një nostalgjie për mbretërinë në kohën kur Republika Islamike po përpiqet t’i mbrojë arritjet e saj që nga koha e revolucionit.

Mauzoleu u shkatërrua pas revolucionit të vitit 1979, i cili rrëzoi dinastinë Pahlavi. Në atë kohë u tha se trupi i Reza Shahut nuk u gjet.

Nuk është ende e sigurt nëse trupi i mumifikuar i përket Reza Shahut, por vendi i zbulimit dhe ngjashmëria mes pamjes së mumjes dhe fotos së Reza Shahut i kanë shtuar dyshimet.

Zërat në mbështetje të Reza Shahut, që nuk janë dëgjuar prej dekadash, u shtuan gjatë protestave në Iran gjatë këtij viti, duke treguar kështu pakënaqësitë në lidhje me qeverisjen nga ajatollahu.

“Reza Shah, qoftë bekuar shpirti yt” u këndua gjatë protestave për ekonominë që morën dimension politik dhe u shpërndanë në 80 qytete të Iranit.

Abbas Milani, drejtues i studimeve iraniane në Universitetin e Stanfordit, thotë se rishfaqja e shahut mund të jetë një makth për regjimin iranian, sepse “ai është dëshmi e faktit se historia nuk është shkruar nga autoritarët e armatosur me forcë, hipokrizi, lopata dhe buldozerë”.

Pavarësisht se përfaqësonte një regjim despotik, Reza Shah ishte një forcë modernizuese. Ndërtimi i hekurudhave dhe institucionalizimi i sistemit arsimor ishin disa prej arritjeve të tij ndërkohë që dekreti i tij kontradiktor që ndalonte të gjitha mbulesat islame, ngjalli pakënaqësi në popullin me shumicë myslimane.

Ai vdiq në vitin 1944, ndërsa jetonte në mërgim në Afrikën e Jugut pas pushtimit anglo-sovjetik të Iranit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Trupi i tij u dërgua në Egjipt, ku u mumifikua. Më pas u çua në Teheran dhe u vendos në mauzole.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *