Si po i pasuron Rama pronarët e televizioneve duke na vjedhur ne

25 Prill 2018, 17:20Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Të martën, në komisionin parlamentar të mediave, u zhvillua një diskutim gjysëm perfid dhe gjysëm i pafajshëm, ndërmjet deputetëve që i përkasin PS-së. Disa mbronin idenë se taksa për televizionin, që u merret shqiptarëve sëbashku me faturën e dritave, duhet shtuar dhe disa të tjerë, se ajo duhej të mbetej aq sa është: pra 1 mijë lekë të vjetra. Debati që në fakt mund të konsiderohet si një shfaqje mes atyre që i dinin qëllimet e mbrapshta të qeverisë dhe atyre që ishin braktisur në parëndësinë e harresës, u zhvillua ndërmjet njërës palë që pretendonte se taksa duhej paguar sipas numrit të aparateve televizivë që ka çdo familje apo biznes dhe palës tjetër që këmbëngulte se ajo duhet të ishte e nëjtë.

Por përtej kësaj përplasjeje, në sipërfaqe xhenuine, fshihet një nga projektet me djallëzore që po përpilohet në zyrën e kryeministrit. Ai është i thjeshtë: nëse deri më tani taksapaguesit e vendit derdhnin para vetëm për të financuar TV publik, ata këtej e tutje duhet të paguajnë dyfishin dhe më shumë, që pjesa e shtuar e parave të shkojë në xhepat e pronarëve të mediave private.

Tani është një “sekret publik”, nuk ka gazetar që nuk e di, se bosët kryesorë të mediave në vend kanë zhvilluar disa takime në zyrën e kryeministrit për të vënë në jetë projektin që i lejon atyre të pasurohen me taksat e shqiptarëve.

Natyrisht, kushdo e kupton që ky projekt i çartur është një grabitje e pastër. Kushdo është i ndërgjegjshëm se kjo është përpjekja e fundit për kapjen e televizioneve më të mëdhej në vend që edhe kështu siç janë, ngjajnë përditë e më shumë me ER TV. Kushdo s’mund të ketë asnjë dyshim, se kemi të bëjmë me një nismë që shkallmon tregun, ul edhe atë pak transparencë që ka mbetur dhe e bën qeverinë pronare reale të ekraneve kryesore të Shqipërisë.

Por, thënë këto, problemi është edhe me i rëndë.

Sepse ai lidhet me një strategji të qartë, të ravijëzuar që në fillim të pushtetit të saj nga klika ramiste, për t’i përqëndruar mediat vetëm në pak duar në mënyrë që t’i kontrollonte më lehtë.

Plot tre vite më parë, në maj të 2015, socialistët dolën në skenë me atë që shumëkush sot e ka harruar dhe që u njoh si amendamenti Balla. Atëherë, nën trysninë e lobeve të fuqishme mediatike, Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për mediat audiovizive.

Në thelb, ky nen promovonte pluralizmin në media. Ai ndalonte që televizionet kombëtare dhe platformat dixhitale të ishin nën kontrollin e një njeriu të vetëm (asnjë pronar nuk lejohej të kishte më shumë se 40%) për të mos i përdorur ato si kioska për përfitimet e familjes së vet biologjike, si shantazh për leje ndërtimi, koncesione etj.

Fakti që një eksponent i rëndësishëm i mazhorancës (natyrisht jo me kokën e tij) donte t’i vinte shkelmin këtij kushti thelbësor për lirinë e mediave, i alarmoi institucionet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli i Europës edhe OSBE ngritën zërin për përqëndrimin e pushtetit mediatik në dorën e një grupi të vogël njerëzish. Alarmet e tyre natyrisht nuk u shikuan dhe dëgjuan nga shumica e teleshikuesve shqiptarë, sepse pothuajse askush nuk i transmetoi ato.

Megjithëatë, shumica ramiste, falë presionit ndërkombëtar u duk sikur u tërhoq. Por vetëm përkohësisht. Atë nismë që s’e realizoi dot me dorën e deputetëve, Edi Rama e zgjidhi me ndihmën e gjyqtarëve, që sot i anatemon aq shumë. Për një nga turpet e saj më të mëdha, Gjykata Kushtetuese, të cilën sot po e shkërmoq vetingu, vendosi fiks ashtu siç kishte kërkuar Taulant Balla, ta shfuqizonte nenin e famshëm 62.

Ajo i hapi rrugë grumbullimit të pushtetit mediatik në pak duar. Ajo sanksionoi me këtë vendim të kërkuar nga qeveria, se jo vetëm që televizionet më të mëdhenj në vend mund të jenë pronë e një aksioneri të vetëm, por edhe gjendjen aktuale, pra, që ato t’i shërbejnë një familjeje të vetme. Kushdo që punon sot në një nga këto media e ka parë se ato janë kthyer në zyra punësimi të grave apo motrave, kunetërve apo vëllezërve, bijve apo bijave, nuseve apo dhëndurëve të pronarëve. Kushdo që ndjek trajektoren financiare të tyre, e di mirë se ato nuk i shërbejnë asnjë gjëje tjetër veçse interesave, tenderave, lejeve, koncesioneve apo PPP, që çojnë parà në llogaritë e aksionerëve të vetëm.

Pikërisht këtë deformim të madh që u ndodhi mediave në epokën Rama, e vuri re edhe një studim i fundit investigativ mbi “Monitorim e Pronësisë së Medias- Shqipëri” që u publikua nga BIRN (shiko shkrimin poshtë). Ai theksonte me shqetësim se vetëm 4 familje kanë në territorin shqiptar monopolin e informimit, duke arritur shifrën e frikshme deri në 58% të audiencës kombëtare.
Pra Rama e realizoi edhe në sferën mediatike skemën e tij të afishuar: ashtu sikurse kontrollon ekonominë, duke zhvatur të vegjlit dhe duke u dhënë një grushti oligarkësh, po me të njëjtën mënyrë, ai monopolizoi dhe informacionin.

Pas kësaj, pas arritjes së këtij synimi, filloi faza e dytë, ajo e korruptimit deri në palcë të kësaj bande të vogël pronarësh. Asnjëri prej tyre nuk mund të ngrejë dorën për të thënë se nuk ka përfituar në këto pesë vite qoftë edhe një pasuri publike (përpos liçencës televizive) ndërsa më të mëdhenjtë kanë gllabëruar lejet e kullave të Tiranës dhe fondet e projekteve 1 miliard euro.

Por sikur e gjitha kjo badërdi të mos mjaftonte, Edi Rama po planifikon tani shtrëngimin edhe më të prangave të lirisë së shtypit duke dashur t’i riblejë këta pak pronarë me shtimin e taksës së qytetarëve për aparatet e televizivë që kanë në shtëpi.

Projekti është në fazë të avancuar dhe të gjitha palët po fërkojnë duart. Të vetmit që trajtohen si viktima janë si gjithmonë, ata më të dobtit, në këtë rast telespektatorët.

Ata jo vetëm janë zhveshur nga mundësia e një pushteti të katërt të pavarur, aq të domosdoshëm në një demokraci, ata jo vetëm janë privuar nga një informim i drejtë dhe i ndershëm, por tani, kulmi i kulmeve, duhet të paguajnë nga xhepat e tyre atë që fitojnë gjatë ditës, për të dëgjuar gënjeshtra kur hapin TV-në në darkë.

Dhe e dini se përse do të shërbejë kjo shifër afro 10 milionë euro që do të ndahet çdo vit vetëm mes pak pronarëve mediatikë?

Për ta kuptuar vlen një histori e shkurtër. Kur disa zëra të dobët publikë dhe më pas opozita denoncuan skandalin e dhënies me koncesion të inceneratorëve për djegjen e plehrave, skandalin e parave të zhdukura, moszbatimin e rregullave të tenderimit ndërkombëtar dhe së fundi rrezikun për mjedisin, disa nga televizionet më të mëdha në vend, përgatitën disa reportazhe të gjata dhe të sponsorizuara, ku tregonin se kjo ishte një mrekulli ambientale që rilindja dhe koncesionari po i bënte dhuratë popullit.

Pra ato, jo vetëm që e fshehën realitetin, por nuk nguruan aspak të bëjnë të bardhën të zezë.

Ishte vërtet një skandal, por deri në këtë moment çdo qytetari i lindte e drejta ta merrte në dorë telekomandën dhe ta fikte ekranin duke shfryrë: “Të gjithë të shitur”.

Kurse sot, me projektin e ri të Ramës, njerëzit po zhvishen edhe nga kjo liri e fundme. Sepse ata tani janë të përfshirë. Ata do të njerrin para nga xhepi për të mbajtur në këmbë makinerinë e gënjeshtrës. Ata do të derdhin taksa për t’u mashtruar. /Lapsi.al/

10 komente në “Si po i pasuron Rama pronarët e televizioneve duke na vjedhur ne”

  1. Andi says:

    Kjo eshte nje nder paturpesite me te medha qe do te behen ne Shqiperi nga qeveria. Aktualisht TV jane bere te padurueshem! Te gjithe pronaret e tyre jane pjese e korrupsioneve me te medha, duke filluar nga fytyra me e pafytyre – Frangaj!

    1. You better shut up and go to hell! says:

      Ju annal-yste te famshem qe per 20 e kusur vjet i keni bere fresk mediatik politikaneve anti shqiptare, nuk rrini dot asnje minute pa shfryre vrerr kunder qeverise qe sigurisht ka te meta, por po fut kete komb ne rrugen e sundimit te ligjit.
      Per cilat para po flet ti Andi? Per ato qe nuk te jep me Frangaj apo per at qe nuk te jep me Becheti? Apo e kishe per ato te LSIse dhe te Berishes per vrerin qe villni nga goja juaj pakursim kunder Shqiperise o ju mallkofte Zoti.

  2. A e fut Andi veten ne njerezit e medias qe po pasuron Rama apo i mjafton Berisha! Si e hengri mire bile Vizion Plus Andi u hodh ne krahet e Blendit, gazetarit me te poshter ne median e historise Shqiptare! Po ha me hajdutin dhe bashkepunimin ne krim Ylli dhe Tosi me Shkulloon! lapsin ja kredidon Saliu! A po pasurohet Andi apo po varferohet! Po pallatin e Bashes ne Vlore si u be ? A eshte Bushati pjese e parave te marprapsh nga Zonja Avokate e Popullit ish avokate e Bashes dhe ish gruaja e Andit! Pune te thella keto! Dhe kur je i pa afte te besh gruan tende ta bejne te tjeret dhe te flak si lecke! Ky eshte “idioti”i Saliut Andi!

    1. Erald says:

      Ka ndonje lidhje te gjitha keto me faktin qe ti do taksohesh per te pasuruar Dulaket, Frangajn dhe Vjollca Hoxhen?

  3. Kujtimi says:

    Keta jan ANTISHQIPETAR
    Ecfar nuk gatuajn ne Guzhinan e tyre FAMEKEQE
    TE CPIFJES E BSLTOSJES
    PLERA

    1. Komentues says:

      Ja dhe nje shqiptar i mire si Kujtimi qe duhet t’i rikthehet abetares si fillim. Te lexoj ty Kujtim dhe kete Andin (jo Bushatin) me siper dhe me keqardhje them. Ky vend ska per tu bere kurre!
      Mire beni qe e doni partine me shume se veten, por ndonjehere beni mire te heshtni.0

  4. Tini says:

    Normal nese mbronte Beqja kte pune dmth vjen ere. Sa per dijeni meqe u tha qe Maqedonia e ka 27 euro. Interesohuni dhe do shikoni qe taksa tekevizorit eshte shfuqizuar ne Maqedoni. Interesohu Gent Sala….

  5. Pra na i mer ne popullit te thjeshte dhe ja jep andi kapoberishovicit,ljubovicit nepermjet frangajt apo kapterit news 24.
    Si i blejne vilat keta,vetem duke ber ham ham,duke ngrene leket tone.

  6. Beni bo says:

    Kur flet ky andi mua me vjen per te dh..ere.ma ka ate zerin si te atyre kurvave te keqija.o andi boll se je ber gazi botes o lum madh.lepi njerin lepi tjetrin te iku jeta me llapen jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje