Si u la i lirë i dyshuari si porositës i vrasjes së komisar Artan Cukut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy akte ekspertimi të gjurmëve të gishtave, të cilët në dhjetorin e 2012 nxorën konkluzione të ndryshme, u bënë shkak për lirimin nga burgu të Bledar Jambellit, personit të shpallur në kërkim si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cuku.

Jambelli ishte hetuar për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2006, kur rreth orës 15:00 në lagjen “11 janari” Vlorë mbetën të vrarë Shpëtim Muka dhe Ervis Shehaj.

Dosja e kësaj ngjarje u pezullua nga prokuroria e Vlorës, por rihapja e saj u kërkua nga policia në vitin 2012. Sipas vendimit të gjykatës, më 6 dhjetor të po atij viti, policia ndaloi në Rinas me iniciativë Bledar Jambellin, i njohur si Rikard Muho, si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj më 4 shtator  2012.

Me këtë rast policia sugjeroi rifillimin e hetimeve të pezulluara për vrasjen e dyfishtë të Mukës dhe Shehajt dhe plagosjen e Edvin Zanajt.

Jambellit iu morën gjurmët e gishtërinjve për tiu krahasuar me ato të gjetura në makinën e përdorur në vrasjen e  Vlorës. Akt-ekspertimi i datës 14 dhjetor 2012, me nr. 11584 theksonte se: Gjurma A është formuar nga gishti i dorës së unazës dhe i vogël të dorës së djathtë të Bledar Jambellit.

Por i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me të.

Akti i ekspertimit është përsëritur në datën 30 dhjetor 2012 për gjurmët tjera të gjetura në makinë, dhe konkluzioni me numër nr. 12117, shprehet se: Gjurma papilare e shënuar me shkronjen B, e fiksuar në vendin e ngjarjes, nuk është formuar nga duart e Bledar Jambellit.

Në vendimin e pafajësisë për Bledar Jambellin, Gjykata e Apelit Vlorë shprehet se ekspertimi i gjurmës së gjetur në vendngjarje, e cila përkoi me shenjën e gishtit të Bledar Jambellit, nuk ka vlerë pasi vendi i gjetjes dhe marrjes së gjurmës A nuk është shoqëruar me fotografi.

Me këtë argument Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e prokurorisë për pafajësinë e Bledar Jambellit.(Oranews)  

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Si u la i lirë i dyshuari si porositës i vrasjes së komisar Artan Cukut”

  1. tufi says:

    Dhe thone se po mbetemi pa gjykata. Per keto gjykata shqiperia ka mbaruar, me mire pa to se me gjykata te inkriminuara n keto nivele, kur ne vend qe te japin drejtesi vetem nxisin vllavrasjen dhe ngaterresat ne vend, duke rjepur perdite kete popull. Dhe po ankohen se vetingu nuk vepron drejt pasi pasurite ju a kane dhuruar dashnoret. Si ka mundesi? Vetingu duhet te veproje ashper ndaj ketyre hajduteve e krimineleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *