Teuta, Begeja i ka gati të gjithë në sfidën jetike me Kamzën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një nga arsyet e humbjes së Teutës në Vlorë ndaj Flamurtarit ishte edhe ajo e disa mungesave të rëndësishme.

Dhe bëhet fjalë për tre lojtarë titullarë, të cilët mbajnë një peshë të madhe në skuadër.

Mbrojtësi kroat Ante Hërkaç, por edhe Hila dhe Gjeorgjievski nuk ishin në dispozicion të stafit teknik durrsak për shkak dëmtimesh dhe kartonësh.

Për një skuadër si Teuta nuk janë pak tre mungesa titullarësh dhe kjo gjë u reflektua qartë në lojë.

Të tre këta lojtarë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës me Kamzën, që në këtë moment delikat të kampionatit, mund të quhet një nga ato sfidat “për jetë a vdekje”.

Kamza, e drejtuar nga një ish-lojtar i Teutës, Julian Ahmataj, është një rival direkt, kështu që fitorja është e domosdoshme për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Fakti që trajneri Gentian Begeja do ta ketë grupin të plotë, i shton shanset e Teutës për ta kaluar me sukses këtë ndeshje mjaft delikate.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *