Mbyllet ndeshja Bajern Mynih-Real Madrid me rezultatin 1-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

25 Prill 2018, 22:33Sport TEMA

Bajern Mynih-Real Madrid është gjysmëfinalja e rradhës e kompeticionit të “Uefa Champions League” që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Allianz Arena”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet kanë si synim kualifikimin për në finale.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Bajern: Ulreich, Kimich, Boateng, Hummels, Rafinha, Martinez, Rodriguez, Muller, Roben, Ribery, Leëandovski

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Kros, Ronaldo, Isco,Vazquez

Minuta 87′, Levandovski bën të pamundurën për të barazuar rezultatin duke humbur një raste ideal përpara Navasit

Minuta 75′, Benzema humbet një rast të artë për të shënuar golin e tretë por ndalet mrekullisht nga portieri bavarez

Minuta 67′, Tomas Myler nuk arrin dot të shtyjë topin në rrjetë me portën e boshatisur duke humbur një rast të artë për barazuar shifrat

GOL! Reali hesht “Allianz Arenan” duke kaluar në epërsi me anë të Asensios që shënoi një gol mjaft të bukur pas një kundërsulmi perfekt

GOL! Marcelo barazon gjithçka në “Allianz Arena” duke realizuar një super gol nga distanca duke lënë të shtangur portierin Ulreich

Minuta 33′, Riberi humbet një rast të artë për të dyfishuar rezultatin ku i vetëm përballë portierit nuk arrin që të mbajë në mënyrë të sakt topin duke i ikur nga kontrrolli

GOL! Bajerni kalon në avantazh me anë të Kimich i cili depërton në mënyrë të shkëlqyer brenda zonës duke goditur saktë për ta dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 23′, Carvajal i afrohet golit të avantazhit për Realin me anë të një goditje të rrezikshmë brenda zonës, por topi përfundon në duart e portierit Ulreich

Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League” nën një atmosferë spektakolare në “Allianz Arena”

1 komente në “Mbyllet ndeshja Bajern Mynih-Real Madrid me rezultatin 1-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. degelisi says:

    Direct eshte fjale shqipe she jo “live”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje