FOTOT: U filmua duke vjedhur në supermarket, kryebashkiakja e e njohur jep dorëheqjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryebashkiakja e Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket.

Këto akuza ndaj saj vijnë vetëm disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar.

Cristina Cifuentes 53 vjeçe, dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro. Cifuentes i komentoi këto si sulme personale, ndërsa video është filmuar në 2011, dhe 53-vjeçarja mban artikuj në dorë gjatë një kontrolli nga siguria e marketit.

Ajo është një figurë e njohur në Spanjë, dhe prej kohësh ishte nën presion nga kundërshtarët politik për t’u dorëhequr, për shkak të diplomës false.

Në konferencën për shtyp ajo tha se kishte ndërmend të jepte dorëheqjen javën e ardhshme, por e bëri më shpejt një gjë të tillë, për shkak të videos së nxjerrë së fundmi.

Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara.

Dorëheqja e saj është një goditje për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.

Skandali që përfshin Cifuentes ka goditur gjithashtu Universitetin e Mbretit Juan Carlos, nga i cili ajo mori diplomën e falsifikuar. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

16 komente në “FOTOT: U filmua duke vjedhur në supermarket, kryebashkiakja e e njohur jep dorëheqjen”

  1. Kellira says:

    Te na nxjerri dhe Lali Eri diplomat e tija

  2. Tim Mata says:

    Keta Evropianet kan lujt mendsh. E si qoka krim kjo vjedhje 50 Euro kur mund te vjedhesh 240 meliona si Basha, vidjo me figure e za 700 milliona si Likja apo gjithe Shqypnine si Rama dhe me kan udheheqes I PD e PS?
    Ca bahet mi jahu. Hajde moj budallice dhe bahu shqyptare.

  3. manastiri says:

    Hajde ne shqiperi kryetare bashkie dhe bej namin me tendera ….cte duhen kremerat…..ketu kremrat dhe gjera te tjera ja u japin falas pronaret e supermarketeve kryetarit dhe e kane per nder ,…vetem e vetem te marin pak vemendjen e kryetarit .Te ishe ne shqiperi do ishe miliardere sot dhe e nderuar pamvaresisht diplomes fallco , se dhe ketu me nje perjashtim te vogel te gjithe fallco i kane diplomat kryetaret .

    1. tigri says:

      me qen killer nuk flet per lali erin por e zhduk ,ti sje killer por lepurismet

  4. Fakkëllira says:

    KËLLIRË !!
    ME APO PA DIPLLOMA, TIRONËN NA E BONI LALI NE 😘😘

  5. shqip says:

    Mos i humb shpresat . Eja ne Shqiperi dhe do besh karriere te ” shkelqyer ” . Mund te behesh edhe min , k.m , apo presid . Nuk te thote njeri plaç me goje . Madje mund edhe te mburrin . Pa sa e shkathet eshte . Kemi Griden ketu , qe e nxorri ne shesh . Dhe jo vetem qe s’dha doreheqje , Por kerkon edhe demshperblim per prishje imazhi . E kuptoni o njerez qe jemi vite-drite larg . Dha doreheqjen . Kam dyshime Nese kjo si fjale ka ndonje shpjegim ne shqipen zyrtare .

  6. ceni boston says:

    Paska shoqe Grida Sh qi na!

  7. kodra pas bregut says:

    Keshtu me te vjedhur jetohet ne Madrid .
    Dhe Rrali o ka vjedhur Champions Leaguet gjithmone dhe do ta vjedhe sivjet perseri .

  8. Jak Boston says:

    Po Like Floriri kur do dorehiqet se dhe ai eshte kapur me ze dhe figure???

  9. Lali 20 %-shi says:

    Lali suma i bie te vrasi veten.

  10. Emigranti SHBA. says:

    Like Floriri, jo vetem eshht kapur me ze e figur, nje dit para gjyqit, Berisha e Basha shqyenin pulat e mishin e pjekur, ne shpin e Ilir Metes , si Sali Protopapa. Ky karshillek u be per ti treguar drejtesis, qe jini ju, por mbi ju jemi ne. Edhe nese kishin ndermend ta denonin Ilir Meten, ngritien versjonin e pasaktesis edhe pse ekspertet amerikan e gjeten vidjon te sakt.
    Po sesht vetem ky rast korupsjoni i zotit Meta. Portali PAMFLET, ne JUtoob, na njeh me pasuri maramendese, te vena me korupsjon e vjedhje nga me te ndryshmet. Prandaj, jo vetem Iliri duhet te jap dorheqjen, por te kaloi nen hetim sa me par dhe mbas ti, gjith politikanet qe kan ven pasuri nga kariket e shtetit.

  11. Emigranti SHBA. says:

    Like Floriri, jo vetem eshht kapur me ze e figur,por, nje dit para gjyqit, Berisha e Basha shqyenin pulat e mishin e pjekur, ne shpin e Ilir Metes , si Sali Protopapa. Ky karshillek u be per ti treguar drejtesis, qe jini ju, por mbi ju jemi ne. Edhe nese kishin ndermend ta denonin Ilir Meten, ngritien versjonin e pasaktesis te vidjos. edhe pse ekspertet amerikan e gjeten vidjon te sakt.
    Po sesht vetem ky rast korupsjoni i zotit Meta. Portali PAMFLET, ne JUtoob, na njeh me pasuri maramendese, te vena me korupsjon e vjedhje nga me te ndryshmet. Prandaj, jo vetem Iliri duhet te jap dorheqjen, por te kaloi nen hetim sa me par dhe mbas ti, gjith politikanet qe kan ven pasuri nga kariket e shtetit.

  12. Besoni qe me syt e mi kame par duke vjedhur disa zonja te veshura si shik-pasrua be migros zivicer dhe france.
    ku i futshin sendet ne çanten e dores.
    ne zvicer mund te mos ket qen zvicerane,por tjeter nacionalite ,a ne france e sigurt nje franceze.
    Femrat jane shume hajdute.
    Latino anerikanet e brazilit,bolovis,kilit e venezueles,bejne kerdi ne evrope.

  13. kazani mediatik says:

    Keta madrilenet te shuakan ne te vjedhur ; vidh ne futboll, duke i fituar ndeshjet me arbitra, vidh ne supermarkete …

  14. ekom says:

    vetem nje saktesim per gazetarin:
    Nuk eshte kryebashkiake, eshte presidente e qeverise autonome ne madrid.

  15. Lajm kot says:

    Lajmi duhet te jete i pavertete,mund te jete skup i medias madrilene,dhe o burra shqipot te gjejne homologe dhe ne Europe.A mund te zgjidhet nje femer me te tilla vese (vjedhja eshte ves,nuk behesh hajdut ne moshen 53 vjec) kryetare bashkie ne Europe apo me teper ne nje qytet si Madridi?Nuk ka ne Shqiperi kryetar bashkie te vjedhe ne supermarket (le qe ketu ka plot menyra qe te vjedhin-harrova fare).Tjeter gje kerkohet te arrihet me fabrikuesit e ketij lajmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *