Zbardhet vendimi: Fatos Lulo nuk provoi dot se si i bëri 48 milionë lekë pasuri

25 Prill 2018, 18:28Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi sot vendimin e zbardhur lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vendimi i përbërë nga 23 faqe tregon se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekësh.

Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve.

Pra, diferenca prej 48 milionë lekë është e pajustifikueshme.

Shtëpinë në Kanada që e deklaroi në 2004 e bëri nul në 2017

Po kështu në vendim thuhet se deklarata personale shtesë e datës 21.01.2017 dorëzuar nga Fatos Lulo së bashku me deklaratën e pasurisë Vetting 2017 janë deklarime të rreme pasi: Në deklaratën e pasurisë vetting 2017, subjekti vlerësues ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Në deklaratën e interesave private ‘para fillimit të detyrës 2004″  subjekti i rivlerësimit ndër të tjera ka deklaruar:

Apartament banimi në ndërtim 150 metra katror, Toronto Kanada, vlera 14 milionë lekë të blerë nga aktiviteti i tij si avokat

Dhe depozitë në Toronto në vlerën 400 mijë dollarë kanadezë të ardhura nga puna në emigracion. Po kështu dhe huaja marrë motrës D.L në shumën 480 mijë dollarë për blerjen e një shtëpie në Kanada dhe nisjen e një biznesi privat.          

Në deklaratën e pasurisë vetting 2017 ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Ku i mori motra të ardhurat që i bëri vëllait, dhurata

Në vendim thuhet se vetë motra D.L nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme që kanë shërbyer si burim për blerjen e zyrës 120 mijë euro, dhurimin e 100 mijë dollarëve të vëllait.

Motra nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme as për huadhënien 480 mijë euro dhe një zyrë prej 74 metër katror.

Motra D.L ka dhuruar 100 mijë dollarë vëllait por nuk është arritur të provohet burimi financiar i dhurueses.

Në deklaratën që ka bërë motra rezulton se 100 mijë dollarët janë bërë dhuratë me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.02.2018. Ndërkohë që në deklaratën e subjektit vlerësues thuhej se ky 100 mijë dollarë është dhuruar me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.08.2018

Gjyqtari deklaroi se kishte shkolluar fëmijët në Kanada e SHBA me 100 mijë dollarët që i kishte dhuruar motra, por nuk arriti dot të ketë asnjë dokument justifikues ligjor për shpenzimet për jetesën, shkollimin dhe akomodimin e fëmijëve  në Kanada dhe Amerikë

“Komisioni çmon se këto deklarime të rreme cënojnë rëndë figurën dhe besueshmërinë e gjyqtarit kushtetues si funksion, duke përfaqësuar institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, i cili shërben si garant i Kushtetutës.”

Prandaj u vendos shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

6 komente në “Zbardhet vendimi: Fatos Lulo nuk provoi dot se si i bëri 48 milionë lekë pasuri”

  1. Gjyqtari me 6 muaj kurs ne plepa. says:

    Do zoti jua marin te gjitha ato qe i keni vjedhur njerezve te shkrete. Hajdute qe keni mesuar dhe femijet te behen hajdute. Uroj shume qe agonia e vdekjes t’ju zgjase sa me shume. ju dhe te afermve te juaj.

  2. skenderbe says:

    ja pra dhe ky eshte peshk i madh!!! Apo nuk iu duket peshk se eshte si peshk shpate i gjate…legenat..jan ao paret qe kane bere te ministria e emigracionit ne ate kohe…i kane ra me top

  3. h says:

    Insistoj duke thenë se kjo është një farsë alla shqiptare.
    Asnjë gjykatës,prokuror apo politikant nuk i justifikon dot
    pasuritë me fakte të arsyeshme.
    Mund ti justifikojnë me fakte të mrekullueshme si ; Ma fali motra,
    ishte dhuratë e kushuririt,e gjeta apartamentin ke rruga,dyqani erdhi vetë tek unë,
    një komshie u dashurua me mua dhe më fali nje dyqan 120 mt 2. Ma la trashëgimeri
    stergjyshi qe vdiq ne luften e shkodres gjysmen e tokës kurse gjysmen tjetër nga
    kushuri i gjyshit qe u vra nga turqit gjatë rrethimit të krujës.Etj,etj,

  4. Gimi says:

    Asnjeri dhe askush perpara 4-vjetesh,
    nuk e besonte se do te vinte dita qe nje
    anetare i Gjykates Kushtetuese te damkosej
    si I pavlefeshem si gjyqrar.
    URIME TE GJITHE SHQIPTAREVE TE NDERSHEM.

  5. Treviso says:

    Shkarkimi m’ha detta eshte minimumi, por cfar masash do merren per kete kriminel dhe vendimi per konfiskimin e parave te merret ne moment.

  6. Beni says:

    Hahaha! Nuk i justifikon Fatos lulo?! Po Gjin.Gjoni me kompani dhe hajdutet e tjere me kollare te Apelit Tirane, Tan Broci dhe plerat e tjere te Gjykates se Larte si do ti jusrifikojne???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje