Çakmaku që ndezi kashtën e futbollit apo frikën nga kontrolli i parave?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zakonisht arbitrat nuk kanë gojë, thuhet se u kanë prerë “gjuhën” me urdhër të “faraonit”, pasi ata janë më të zgjuar kur heshtin, sesa kur flasin  për bëmat e  futbollit-piramidë. Po ky arbitri Andi Koçi,”akademiku”  pa talent për të krijuar zallamahi, ç’pati që ndezi “zjarrin” e madh  me çakmakun  e vogël. Dhe kur se? Në këto momente depresioni moral, ku sipër kokës qëndron shpata e UEFA-s, ku truku nuk ndalet  vetëm tek loja, ;por deformon edhe mëndjen njerëzore e cila vërtitet rreth topit, do të ishte kotësia më spektakolare të pyesje me tragjizëm:

Qëlloi me çakmak deputeti Braçe ndaj arbitrit Koçi apo ngjarja u shpik për t’i vënë flakën një armiku të vogël me centimetra, por që bëhet i madh nga zhurma që shkakton. Një zhurmë që ka patur shijen si karamele , pa e ditur se kjo ndeshje nuk do të ishte vetëm një lojë akuzash dhe fyerjesh “alla shqiptare”, por do të  pillte dhe nje gol në minutat e fundit, tamam si ata gola që marrin mallkimin e skedinistëve…

Cili paska qënë ky gol , që ndryshoka kaq shumë nga moria e golave të vërtetë apo fals , që na kanë parë sytë ? Kontrolli tatimor në FSHF, ajo që provokoi zoti Braçe apo tifozi Erion, mund të pagëzohet si mënxyra më e madhe që i ka ndodhur top-pushtetit. Atij  që ngriti kultin e “pavarësisë ekonomike”, duke i bërë klubet për mëshirë, kurse veten për një bust babëzie.  Dhe loja financiare, ajo që është thembra e Akilit në “futbollin e kohes moderne”, ai që nuk arrin të maskohet dot edhe pse vërtiten  22 vetë në fushë, ka  patur si kulmin e lumturisë, kohën e artë ..kur topi kontrollohej sa ishte fryrë, por jo xhepat e shefave… Sfidanti.al     

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *