Dënimi i Skënderbeut, dëshmojnë para UEFA-s përfaqësuesit e klubit korçar

26 Prill 2018, 17:26Sport TEMA

Pesë lojtarë, presidenti Ardjan Takaj, dhe avokatët e klubit të Skënderbeut kanë zhvilluar këtë të enjte seancën dëgjimore në Komisionin e Apelit të UEFA-s, në lidhje me dënimin që Komisioni i Etikës ka dhënë për korçarët ku e dënoi me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Përveç dy lojtarëve aktual të bardhekuqëve Bakari Nimaga dhe Sabien Lilaj, për të dëshmuar përpara Komisionit të Apelit të UEFA-s kanë qenë dhe ish kapiteni Bledi Shkëmbi, Bernard Berisha dhe Liridon Latifi.

Një gjë e tillë për është kërkuar nga vetë avokatët e klubit korçar dhe mësohet se të gjithë lojtarët i kanë hedhur poshtë pretendimet se kanë trukuar ndeshje.

Vendimi i Komisionit të Apelit pritet që të zbardhet në ditët në vijim, ndërkohë që klubi i Skënderbeut është shprehur dhe më parë se do kërkojnë uljen e plotë të këtij dënimi pasi kanë theksuar se do të ndjekin të gjithë shkallët e gjyqësorit që nga CAS-i deri tek Gjykata Federale e Zvicrës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje