LSI sulmon Veliajn: Qytetar bastard, kërkon të shkatërrojë…

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vendimet që pritet të merret në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Përmes një postimi në facebook Vasili shkruan se vandalët e qeverisë dhe të bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.

Sipas Vasilit qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkise duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.

“Vandalet e qeverise dhe te bashkise shkaterrojne Teatrin Kombetar.

Qytetaret bastarde ne krye te qeverise dhe te bashkise duan te shkaterrojne Teatrin Kombetar.

Askush nuk mund te preke vlerat kombetare te teatrit te lartesuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjizoresh.

Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombetar.

Keta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkise jane turpi i ketij qyteti, ata dhe kushdo qe do te votoje shkaterrimin e Teatrit Kombetar.

Damka e antiqytetarise se Tiranes nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit te bashkise”- shkruan Vasili në facebook .

Ndërhohë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado ka sqaruar sot se asnjë prej projektvendimeve që ishin në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka të bëj dhe nuk trajton çështjen e truallit të Teatrit Kombëtar.

Duke folur para këshilltarëve, ai në cilësinë edhe të një prej përfaqësuesve që vjen nga fusha e artit, ka bërë të ditur se vendimi Nr.7 të cilës i referohen artistët dhe përfaqësuesit e opozitës nuk prek Teatrin Kombëtar.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...