Sondazhi i Eurobarometrit zbulon vendin më të lumtur në Europë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një sondazh i Eurobarometrit, me temë “Drejtësia, pabarazia dhe ndryshimet mes brezave”, ka zbuluar se 97% e irlandezëve që morën pjesë në të e konsiderojnë veten të lumtur.

Kjo është përqindja më e lartë në vendet e BE-së, ku mesatarja është 83%.

Me vetëm 59% të të anketuarve që u përgjigjën se ndihen të lumtur, rumunët renditen të fundit.

Irlandezët gjithashtu ishin në krye të kategorisë së shëndetit, me 92% që e perceptojnë veten në gjendje të mirë.

Mesatarja e BE-së në këtë aspekt është 78%, ndërsa letonezët renditen të fundit me vetëm 14%.

Sondazhi nxori se shumica e europianëve mendojnë se jeta e tyre është e drejtë dhe ata kanë mundësi të barabarta.

Megjithatë edhe këtu ka pak pabarazi, pasi 81% e danezëve mendojnë se kanë mundësi të barabarta, por vetëm 18% e grekëve janë të të njëjtit mendim.

Më pak se gjysma e të pyeturve (46%) mendojnë se shanset për të ecur në jetë janë më të barabarta seç ishin 30 vjet më parë.

Shumica e europianëve të pyetur (84%) thanë se ndryshimi në sasinë e të ardhurave është i madh.

Në të gjitha vendet përveç Danimarkës, më shumë se 60% e të pyeturve thanë se qeveritë duhet të marrëin masa për t’i zvogëluar këto ndryshime.

Sondazhi është kryer në dhjetor 2017.

Në të kanë marrë pjesë 28 031 persona nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *