Tusk: Pa normalizim të marrëdhënieve, Kosova e Serbia nuk afrohen me BE-në

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk porositi institucionet e Kosovës se duhet vazhduar me reforma dhe plotësim të zotimeve ndërkombëtare për të ecur përpara me proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Tusk tha se Kosova ka shënuar progres duke veçuar votimin në Kuvend të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, sipas Tusk ende mbetet punë për t’u bërë, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatim të plotë të marrëveshjeve nuk shoh se mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE-në”, u shpreh Tusk, raporton rel.

Ai tha se vizita në rajon kishte për qëllim parapërgatitjet për samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë muajin e ardhshëm.

Këto komente, Tusk i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se ai është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin në takimin me kancelaren Angela Merkel, që do të ndodhë në një datë tejet simbolike, me 9 maj në Ditën e Evropës”, deklaroi presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se proces i bisedimeve duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të të dyjave vendeve, ndërkohë që tha se ky proces duhet kthyer në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *