VIDEO/ “Kur të pritet bileta e vdekjes”: Helikopteri vret burrin gjatë misionit të shpëtimit

26 Prill 2018, 15:55Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një mision shpëtimi me helikopter është kthyer në një tragjedi.

Kjo pasi helikopteri është rrëzuar sipër njërit prej dy burrave për të cilët kishte ardhur për t’i shpëtuar.

Si pasojë burri mbeti i vdekur në vend.

Helikopteri kishte ardhur për të shpëtuar dy burrat pasi helikopteri me të cilin ata fluturonin ishte rrëzuar 1 javë më parë në qarkun Cauca të Kolumbisë.

Të dy burrat kishin mbetur të bllokuar në kodër për 7 ditë pasi helikopteri i tyre pësoi dëmtime teknike.

Ata kishin arritur të mbijetonin për 1 javë dhe më pas një helikopter u dërgua për t’i shpëtuar, si edhe për të tërhequr helikopterin e rrëzuar pasi mbante pajisje me vlerë.

Por ndërsa helikopteri tenton të ulet,  ai papritmas u rrëzua duke zënë sipër një nga dy burrat. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje