E çoi te Anderlecht, por Tare ka një plan për Abazajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kristal Abazaj firmosi një kontratë për t’u bërë pjesë e Skënderbeut në merkaton e janarit, por vazhdoi të luante si i huazuar te bluzinjtë. Por, sulmuesi nuk do ta veshë në asnjë moment fanellën e korçarëve, pasi ata kanë vendosur ta shesin kartonin e tij në një klub me emër siç është dhe Anderlecht. Kalimi i tij në belgjikë ishte një sukses për futbollin shqiptar dhe u vlerësua nga të gjithë.

Shifra rekord prej 750 mijë euro për kalimin e tij ishte e majme për korçarët, por edhe për Luftëtarin që përfitoi diçka. Abazaj do të përfitojë fillimisht 200 mijë euro nga ky transferim, por në varësi të paraqitjeve dhe arritjeve të klubit shifra mund të rritet. Por, në transferimin e Abazajt të Anderlehchti ka pasur dorë edhe drejtori sportiv i Lacios dhe një prej më të mirëve në Itali, Igli Tare.

Tare ka ndërhyrë që Abazaj të luajë te kjo skuadër, pasi marrëdhëniet e tij me belgët janë të mira. Kjo do të thotë se Tare e ka në plane sulmuesin që në të ardhmen ta marrë te Lacio në rast se ai do të jetë brenda pritshmërive dhe do të spikasë në kampionatin belg. Abazaj ka një kontratë 3-vjeçare me klubin e tij të ri dhe natyrisht Lacio do të paguajë nëse Tare vendos që ta bëjë pjesë të skuadrës së tij.

Drejtuesi i klubit në Seria A, e ka ndjekur futbollistin gjatë sezonit të fundit, por diferencat mes futbollit tonë dhe atij në Itali janë të mëdha. Kjo ka bërë që për Abazajn të gjendet fillimisht një skuadër jashtë Italisë dhe nëse ai vazhdon të rritet si futbollist të kalojë më pas në Seria A. Avantazh në këtë pritje është se futbollisti i Luftëtarit është vetëm 21-vjeç dhe mund të kalojë në një kampionat më të fortë edhe pas një ose dy vitesh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *