Keni konsumuar kumbulla shahine këtë sezon? Këto janë vetitë dhe vlerat e mëdha shëndetësore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine.

Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një monedhë.

Kumbullat Shahine janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.

Emri Kumbull Shahine është përcaktim shqiptar, në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të mrekullueshëm.

Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit. Ndoshta prandaj nuk e harrojmë dot asnjëherë.

Në disa zona të Shqipërisë, kumbullat shahine përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ndërkohë që ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore.

Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë më të ëmbla.

Kumbullat Shahine si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku pasi kanë veti shumë të mira tretëse.

Ato janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. AgroWeb rekomandon se ato përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Kumbullat konsumohen të freskëta, por me to përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki, etj.

Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë. Ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.

Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi.

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Vetitë shëndetësore të Kumbullës Shahine

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

Përmirëson shikimin. Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. AgroWeb.org raporton se ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Kumbullat Shahine,  mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfaqja e akneve të rinisë.

Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.

Kumbullat shahine e bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, madje arrijnë të largojnë zbokthin.

Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja. Konsumojini se vijnë vetëm një herë në vit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Keni konsumuar kumbulla shahine këtë sezon? Këto janë vetitë dhe vlerat e mëdha shëndetësore”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Këto kumbulla, populli i quan kumbulla Stambolli, mor debilë…(edhe grekët, kështu i quajnë).

  2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    e mer sunite keshtu spiegohet se perse i bini kaq shume sumes,kjo pasi konsumoni kumbulla shahine apo sallator shahin………!

  3. Genti says:

    Edhe une si kumbulla “Stambolli i njoh se si duket prej andej jane sjelle fillimisht por s’kam degjuar ndonjehere tu thone kumbulla shahine. Ky qe e ka shkruar duhet te jete ndonje mamluk Egjipti se s’ka mundesi.

  4. Josifi says:

    Në kohën e “spinaqit” e besuam se gabimi ishte teknik.Ndërsa sot po të lexosh,këto janë vlerat ushqimore për të gjitha produktet bimore dhe shtazore.Çudi e madhe!Mos na fyeni intiligjencën.

  5. A. says:

    Ne Tirane ketyre u thone kumbulla shinine (= shinjine = shengjine) se dalin heret per Shengjin, sic ka dhe fik shengjini = fik i hershem. Nga shinine eshte bere Shahine nga padija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *