Për lobistët dhe pyetjen: Po Sali Berishën kur?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Adrian Thano

E vërteta është se, sot, shumë shqiptarë nuk çuditen fare, edhe pse kanë një mijë arsye ta bëjnë një gjë të tillë kur shohin çfarë shohin dhe dëgjojnë kë dëgjojnë t’iu bëjë moral dhe t’iu tregojë rrugët e së ardhmes.

Këta shqiptarë nuk çuditen sepse anormaliteti është aq i pranishëm në jetët e tyre saqë ka nisur të fitojë qytetarinë.

Mirëpo, janë një pjesë e shqiptarëve që, jo vetëm çuditen por edhe lemerisen kur shohin se para tyre, në sytë e tyre, në kundërshtim me arsyen dhe moralin e tyre, ndodhin gjëra që vijnë në kundërshtim me formimin e tyre dhe me respektin që ata kanë për të drejtën dhe të vërtetën.

Nëse këta qytetarë janë edhe më të mençurit, atëherë thënia e Sokratit “Mençuria qëndron në të çuditurit” u shkon për bukuri.

Sot, fjalën e kam për çuditë që na i shkaktojnë të ashtuquajturat “kompani lobimi”, aktiviteti i të cilave I zbuluar nga disa artikuj të një reviste amerikane ditët e fundit, shpjegon pse gjatë këtyre viteve disa “përfaqësues të huaj”, me qëndrimet dhe sjelljet e tyre mbërrijnë deri në fyerjen e inteligjencës së njeriut normal.

Natyrisht që një popull i pjekur dhe dinjitoz nuk duhet të presë receta nga të huajt për çdo gjë dhe, aq më pak, t’i konsiderojë të huajt si të dërguar të Perëndisë në tokën e tyre. Të mësosh nga eksperienca e huaj është mençuri, por, t’i kalosh fjalët dhe sjelljet e të huajve në filtrin e arsyes është tregues i dinjitetit personal dhe kombëtar. Fatkeqësisht shqiptarët nuk janë të lirë ta bëjnë këtë për shumë arsye historike dhe jo vetëm.

Për shembull, pavarësisht lirisë së kufizuar, shqiptari i përgjegjshëm është çuditur në të shkuarën e afërt dhe ende sot kur vëren se ndërkohë që janë të rreptë e të ashpër me shumë rishtarë të mëkatit, diplomacia perëndimore “rreh me pambuk” Sali Berishën.

Qysh herët shqiptarët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje për sjelljet dhe qëndrimet e diplomatëve të huaj mbi të.

Por pas vrasjeve të 21 janarit, pyetjet janë shpeshtuar. Përgjigjet që marrin qofshin me vend, qofshin të lëshuar kuturu po zënë vend në vetëdijen e popullit. Ka ardhur koha që këtë realitet miqtë e vërtetë të Shqipërisë ta njohin dhe vlerësojnë.

Shqiptarët kanë nevojë për ndëshkimin e politikanëve që kanë abuzuar dhe abuzojnë me pushtetin, por mbi të gjitha kanë nevojë për ndëshkimin e Sali Berishës.

Me gjithë vullnetin e mirë që ia njohim sot e mot ambasadorit amerikan për Reformën në Drejtësi, më duhet të them se qëndrimi i tij dhe jo vetëm i tij, kur bëhet fjalë për Sali Berishën duket sikur nuk i kullon, por i turbullon edhe më shumë ujërat e politikës tek ne.

Qëndrimet as mish, as peshk ndihmojnë vetëm peshkun e madh të hajë të vegjlit. Për Berishën duhet folur shkoqur dhe nevoja e ndëshkimit të tij duhet theksuar përditë, ndryshe dihet çfarë ndodh. Historia jonë e pas 90-s flet qartë.

Padyshim që ndëshkimi ligjor i çdo krimineli është detyrë e institucioneve shqiptare, por qëndrimet e diplomatëve për këtë çështje, veçanërisht në kushtet e sotme të shoqërisë shqiptare janë domosdoshmëri.

Ato do ta forconin tek shoqëria e trazuar shqiptare besimin se qëndrimet e diplomacisë perëndimore përcaktohen nga parimet demokratike dhe jo nga xhepi i lobistëve të fshehtë apo të hapur.(dita)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Për lobistët dhe pyetjen: Po Sali Berishën kur?”

  1. era says:

    E kur ka dashur i huaji te kete mbrothesi ky vend? Me ne ata luajn si macja me miun.Perca e sundo eshte deviza e perjeteshme e tyre.Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Askush per cfardo krimi ne Shqiperi nuk ka llogjike e arsye te denohet perpara Sales.Amen!

  2. era! says:

    Perse se boton komentin tim Apo tew vjen keq per “ustain” tend shpirteror. Aferim te qofte!

  3. Bastardi vicidolian i UDB-se says:

    Plotesisht dakort!PPerpara padrinos se krimit ne shqiperi askush tjeter nuk duhet te denohet,cfaredo qe te kete bere.Dhe kjo sepse ky perbindeah kriminel ka konsumuar te gjitha nenet e kodit penal dhe biles ka shkelur dhe ligje te pashkruara ne kodin penal,kode,doke e zakone popullore qe kurre nje njeri normal nuk do guxonte jo me ti shkelte por dhe ta mendonte nje gje te tille.Pra,i pari qe duhet te denohet ne kete vend dhe sidomos nga diplomacia perendimore e vecanerisht nga ajo amerikane duhet te jete Salihu i nderkrryer.As Lllalla,as Doshi apo ndoonje tjeter politikan dhe as ata qe po pergatitet ambasada amerikane te fuse ne listen e saj te zeze nuk eshte gje ne syte e popullit shqiptar dhe ketu nenkuptoj 95 % te ketij populli,te majte e te djathte,neqoftese ne kete liste nuk eshte emri i Salih Berishes,Zenit dhe Argites!Pra,nuk e ndryshon dot ballancen e krimit kushdo emer tjeter qe futet ne keto lista,pa emrin e shumedeshiruar nga populli shqiptar,Salih Ram Berisha!Kete duhet ta kuptoje me ne fund ambasadori amerikan,zoti Lu!Ka ardhur koha me ne fund per te!Edhe Zonja Vlahutin duhet t kuptoje e te levize ne kete drejtim.Ne te kundert cdo gje do te jete gjysmake!

  4. ben says:

    Artikull i shkurter por me i miri qe kam lexuar tek TEMA, pasi ka vene doren tamam mbi plagen e politikes shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *