PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, ja 28 pyetjet pikante për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

28 Prill 2018, 15:20Politika TEMA

Teksa na ndan edhe një vit nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste duket se gjatë punimeve të Asamblesë ka shfaqur sinjalet e para se ka filluar puna për t’u përfaqësuar sa më mirë.

Sot është bërë publik një pyetsor për të gjithë kryebashkiakët që po mendojnë të rikandidojnë.

Në të janë të parashikuara 28 pyetje të cilat duhet të tregojnë performancën vendore që prej marrjes së detyrës.

Pyetësori

1.       Numri i punonjësve të bashkisë për 1 mijë banorë?

2.       Sa % e shpenzimeve të bashkisë shkojnë për paga dhe sigurime nga 2014-18?

3.       Numri i punonjësve të ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime për publikun (përfshirë para reformës për vitet 2014-18)?

4.       Ecuria e mbledhjes së të ardhurave për vitit 2014-18. Në funksion të kësaj ecuria e të ardhurave nga taksat për banorë?

5.       Veçmas ecuria e taksës mbi pronën?

6.       Veçmas ecuria e taksës mbi tokën bujqësore?

7.       Ecuria e taksës për shtrat të njësive akomoduese?

8.       Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta në vitet 2014-17 në funksion të kësaj, sa % e të ardhurave të veta të bashkisë kanë shkuar për shpenzime. Pa këtu, ecuria e investimeve për banorë për vitet 2014-17?

9.       Sa janë shpenzimet me fondet e veta në investimet në shkolla 2014-17?

10.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për rrugët rurale 2014-17?

11.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për ujësjellës 2014-17?

12.   Ecuria e shpenzimeve për kulturën 2014-17?

13.   Ecuria e shpenzimeve për sportin 2014-17?

14.   Cila është tarifa e pastrimit sipas kategorive 2014-17?

15.   Cila është tarifa e gjelbërimit 2014-17?

16.   Cila është tarifa e ndriçimit 2014-17?

17.   Ecuria e orëve të furnizimit me ujë 2014-17?

18.   Ecuria e numrit të fëmijëve në çerdhet publike në 2014-17?

19.   Ecuria e numrit të fëmijëve në kopshtet publike në 2014-17?

20.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtime të reja janë dhënë për 2014-17?

21.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për rikonstruksion 2014-17?

22.   Sa metra linearë kanale vaditëse janë pastruar 2016-17?

23.   Sa metra linearë kanale kulluese janë pastruar 2016-17?

24.   Sa detyrime të prapambetura ka bashkia në 31 dhjetor 2015, 2016 dhe 2017?

25.   Sa pemë janë mbjellë në vitet 2016-17?

26.   Sa është sip. me tokë bujqësore e mbjellë në vitin 2016 dhe sa është në 2017?

27.   Sa persona punojnë në drejtorinë e bujqësisë së bashkisë?

28.   Sa metra katrorë tregje të reja janë hapur në 2016 dhe 2017?(TemA)

2 komente në “PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, ja 28 pyetjet pikante për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë”

  1. IVONI says:

    Popull largo hajdutet me voten tende qe nuk ta privon askush , duke zgjedhur na drejtim njerezit e sinqerte ..! Tani eshte mese e qarte se c`jane partite ne ate vend ..!Njerezit e tu jane ” larg parfumit “, jane ata qe ti njohin hallet, sepse i vuajne dhe vete ..!Mos u mashtro nga pyetjet e ster pyetjet e super mashtruesve qe i kane bere partite “monopol”, ” biznes ” , etj . pa vlere ..!

  2. Shoku " Shpati " says:

    Po ca pyetje o derman . Mjafton te gjesh nganje taksixhi ne cdo qytet dhe ti tregojne ata rruget e qyteteve . Mos I lodh kot kryebashkiaket…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje