“Qytetari dixhital poshtë tavolinës së bisedimeve në Bundestag”, Berisha sulmon median: Ja si ulërinte Rama, dënoni sjelljen staliniste të skllavit të krimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sali Berisha duket se ka mësuar të gjitha detajet e takimit të kryeministrit Edi Rama në Bundestag me kabinetin e kancelares Angela Merkel për të kërkuar mbështetje mbi çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Përmes një shkrimi të gjatë, ish-kryeministri zbulon se në bazë të të dhënave të tij Rama ka “ulëritur” gjatë mbledhjes dhe se kabineti sipas Berishës i ka zbuluar maskën qeverisjes.

Ndërkohë, deputeti demokrat sulmon edhe median në vend e cila ka pasqyruar zhvillimet e vizitës së Bashës në Berlin, miqësia me deputetin e CDU-së Gunter Krischbaum dhe roli i këtij të fundit për bllokimin e negociatave.

“Rama bëri këtë megamashtrim ndërkohë që mbarë komuniteti ndërkombëtar dënoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij në rastin Tahiri. Ai e bëri këtë pohim pas dështimit të përpjekjeve të tij diabolike për të zëvendësuar Llallën me Tahirin për të bërtitur se është Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llallës,” nënvizon Berisha.

Më poshtë po pasqyrojmë edhe shkrimin e ish-kryeministrit i cili vjen pas raportit të Komisionit Europian që sugjeron çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor.

“Të dashur miq, në takimin e tij në Bundestag, me dy gënjeshtrat e turpshme që rrenacaku dymeterlik lëshoi pa u skuqur para parlamentarëve gjerman dhe ulërimat e njeriut të sfazuar, Edi Rama neveriti audiencën e nderuar sa asnjë vizitor tjetër në tre dekadat e fundit.

Se pari, pasi kërkoi të falur për fushatën e ulët shpifëse me fjalor rrugaçi ordiner të tipit të luftës së ftohte, që ai vet ndërmori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kundër kryetarit të Komitetit për Europën të Bundestagut Gunter Krischbaum, e paraqiti atë jo vetëm si vepër të shtypit të lirë të pavarur prej tij, por edhe si një akt të papërgjegjshëm të njerëzve që nuk duan integrimin e Shqipërisë n ëBashkimin Europian.

Me këtë gënjeshtër të pështire Rama veçse iu provoi atyre përfundimisht se ai ishte jo vetëm skenarsti i sulmeve të ndyra të stilit të luftës së ftohtë, por ishte njëkohësisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.

Prandaj deklaratën e tij, deputetët e Bundestagut e hodhën poshtë me përçmim dhe ia përplasën siç e meritonte të vërtetën në fytyrë. Ata i thanë rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Këllira apo Alban Hakmarrja etj., etj.

Sipas Radio DË deputetet gjermane mendonin me të drejtë se Rama e kishte ndërmarrë fushatën e shpifjeve si një formë presioni primitiv stalinist për të detyruar ata të mbyllin sytë para krijimit te narkoshtetit në Shqipëri, eksportuesit kryesorë të drogës në Europë, vendosjen e shqiptarëve në krye të listës për kërkesat për azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shndërrimin e Shqipërisë si qendër operacionale të krimit të organizuar, dështimin e Reformës në Drejtësi dhe përdorimin e kësaj te fundit si shpatë e partisë kundër opozitës.

Por me fushatën e tij të turpshme, Rama synonte gjithashtu që të mund të paraqesë shqiptarëve, si shkak të mos hapjes së negociatave, qëndrimet inatçore të deputetëve të Bundestagut duke mbuluar kështu dështimin e tij në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Natyrisht këto janë thjesht kalkulimet e një njeriu të lig dhe dështak, të cilat morën në tempullin e demokracisë gjermane përgjigjen më të merituar.

Por kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Ramës në Bundestag, arriti me përgjigjen që ai i dha si skllav i krimit pyetjes së e deputetëve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtësinë të arrestojë Saimir Tahirin për akuzat që rëndonin ndaj tij!

Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me megamashtrimin e turpshëm, të cilën nuk e kishte thënë kurrë më parë ai as dhe papagajtë e tij më të verbër në media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Reagimi i deputeteve gjermanë ishte i prerë. Ata i hoqën maskën Ramës duke i thënë se ai jo vetëm nuk lejoi arrestimin e Tahirit, por ndërmorri sulme të hapura kundër prokurorëve të çështjes Tahiri.

Rama bëri këtë megamashtrim ndërkohë që mbarë komuniteti ndërkombëtar dënoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij në rastin Tahiri. Ai e bëri këtë pohim pas dështimit të përpjekjeve të tij diabolike për të zëvendësuar Llallën me Tahirin për të bërtitur se është Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llallës.

Mirëpo kjo përgjigje e Edi Ramës në Bundestag ishte dëshmia me flagrante dhe me e pakundërshtueshme që bindi ligjvënësit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht është skllav i dosjeve që ka Tahiri për të dhe Olsin e tij.

Jo rastësisht Tahiri këto dite ka qenë më ultimativ se kurrë në selamet e tij ndaj Ramës dhe përtej Ramës, duke e detyruar këtë të fundit të mbrojë atë në konferencë shtypi me Mogherinin dhe të mashtrojë pafytyrësisht në mënyrën më të paskrupullt në Bundestagun gjerman sikur të ishte përfaqësues i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un dhe jo i një vendi që kërkon të hapë negociatat me BE.

Në kundërpërgjigje të këtyre gënjeshtrave të mëdha dhe të paskrupullta, grupi parlamentar politik më i madh i Bundestagut dhe Europës, që ka votuar në 30 vite mbi 1,3 miliardë euro ndihma për Shqipërinë, mori, me direktivë partie, vendime që ndofta nuk i ka marrë ndonjëherë më parë:

1- Të refuzojë, në një akt tejet të rëndë dhe të paprecedentë, ftesën e dërguar ditë më parë të Edi Ramës për darkën e shtruar për nder të tyre nga ai në China Club.

2- Të anulojë viziten faktmbledhëse në fillim të majit të delegacionit të Bundestagut të kryesuar nga kryetari i komisionit për Europën, Gunter Krischbaum.

Shtoj këtu se kjo do të ishte vizita e 12-të faktmbledhëse e deputetëve të Bundestagut në vitet e fundit për integrimin e Shqiperisë në BE.

Këto qëndrime të miqve tanë të shkëlqyer, janë në vetvete një apel për dinjitetin e çdo shqiptari, që të dënojë sjelljen staliniste të skllavit të krimit Edi Rama dhe të bëjmë gjithçka që vendi të ecë i sigurt në rrugën e integrimit në BE!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në ““Qytetari dixhital poshtë tavolinës së bisedimeve në Bundestag”, Berisha sulmon median: Ja si ulërinte Rama, dënoni sjelljen staliniste të skllavit të krimit”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Pa dëgjoni o shqiptarë
    të vërtetat e takimit
    (çfarë s’doli nëpër media)
    nga Babai i mashtrimit.
    *
    Ky që rrëzon qeveritë
    me një grup qunash nga Laçi
    ky që rren dhe sy për sy
    “kam than Caci, s’kam than Taçi!
    *
    ik o Hale me të shumtit
    ik varrosu nga Serbia
    se përrallat që ti thua
    s’ti beson më as Liria!

  2. era says:

    O moj Shqipni e mjera Shqipni/sec po heq ti me kete njeri/se do per shok as llumi as bisha/mallkim per ty /i ndjeri dhe i dhjeri berisha.

    1. Shkelzeni says:

      Sali te qifshin robt tane Kina e mos u ngopsh me mut.

  3. Monitor says:

    E megjithate z. BERISHA, drejtesia po vjen! Ajo nuk eshte bllokuar! Ti me shume se kush ( por edhe Tahiri) duhet ti nenshtroheni drejtesise! Mos u perpiq te shpetosh me procedure!
    Dil para drejtesise, dhe nese del i pafajshem , atehere, je OK. Por kujdes se nje mikrogjyq para ca diteve me Bolinon e humbe …per shpifje! Fajtor dhe u gjobite!

  4. devi says:

    woooow,sinqerisht po me duken fleterrufete dhe sulmet ne gazetat e komunizmit si qumesht.aq me teper me foton e gazetes se redaktorit te ZP Fahri Balliu ne sfond.gjynah se shqipetaret ne 2018 nuk e meritojne nje kete nivel

  5. ORE KRIMINEL MUTI, RAMES TI RUASH KOQET E TI HASH MUTIN. NUK KRAHASIHET RAMA ME NJE SHPELLAR SI PUNA JOTE, ME NJE VRASES E KRIMINEL QE VENDIN E KA I LIDHUR ME LITAR PER KOQESH NE MES TE TIRANES (VIÇIDOLIT).

  6. ORE KRIMINEL MUTI, RAMES TI RUASH KOQET E TI HASH MUTIN. NUK KRAHASOHET RAMA ME NJE SHPELLAR SI PUNA JOTE, ME NJE VRASES E KRIMINEL QE VENDIN E KA I LIDHUR ME LITAR PER KOQESH NE MES TE TIRANES (VIÇIDOLIT).

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Sali, duhet t’a mbyllje tubin e shkarkimit te ujrave te zeza me thirrjen:
    “Ceshtja e revolucionit nuk eshte nje aspirate por nje problem i shtruar per zgjidhje”.

  8. Aleko says:

    Si gjithnje Politikanet tip Berisha PO I bejne gjemen shqiperise,mjere shqiperine ‘ce ka gjet..keta keshtu de shtyjne, sulmo njeri tjetrin kur vine ne pushtet dhe kejo per te penguar shqiperi e gjore te beje nje hap drejt progresit..ky eshte qellimi I politikaneve tane..

  9. Lani says:

    Kellireeeeeeeeeeeeeee😇😂🤣

  10. DETARI @tlantides 🔵 says:

    Tahiri eshte i ekspozuar krejtesishte perballe drejtesise !
    Ai eshte xhveshur komplet nga veshjet partiake dhe i ka mbetur mbi kurriz vetem deputetlliku ,qe i hiqet nga drejtesia ,vetem kur disponohen prova te plota dhe te pa kundershtueshme .
    Nuk mund ti hiqet nga llafet e shqiptareve qe qurraviten pas emrit te nji te afermi te larget me dengla !

  11. katarakti says:

    Para se te akuzoje te tjeret Sali Berisha duhet te jape llogari para gjyqit per krimet e tij. Krime reale dhe jo te supozuara. Ai eshte pergjegjesi moral i shkaterrimit te vendit ne vitet 1990 – 1992. Ai duhet te pergjigjet penalisht per goditjen qe i beri opozites pas zgjedhjeve te 26 majit 1996. Ai duhet te pergjigjet penalisht per lejimin e firmave pramidale, qe sollen Vitin e Zi 1997! Ai duhet te pergjigjet penalisht per Gerdecin! Ai duhet te jape llogari para drejtesise per vrasjen e 4 demonstruesve ne bulevard. (Jane vrare 4 bij nenash, 4 prinder, te paarmatosur!). Prandaj ose Rama, ose Berisha duhet te perfundojne pas hekurave per keto vrasje. Pas gjithe ketyre ngjarjeve dhe fakteve nuk kuptohet fare se perse prokuroria nuk leviz?! Perse Rama ha bar?! Me çfare pune merret Arta Marku?! (E zgjedhur nga PS-ja?!). Perse pas gjithe ketyre fakteve askush nuk ka vajtur ne burg?!

  12. Epo kjo pune says:

    i harxhove te gjitha baterite mor maskara… nuk te shpeton asgje nga laku drejtesise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *