“Gjylja e madhe plasi”, Berisha ikën nga Kuvendi i PD pas kritikave të Selamit: Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen apo jo

Ish kryeministri Sali Berisha është larguar nga Kuvendi Kombëtar i PD në momentin në të cilin po hidheshin në votim ndryshimet në statutin e kësaj force politike.

Duke folur për mediat ish-kryeministri Berisha komentoi edhe zërat kritik që u mbajtën në sallë siç ishte Eduard Selami i cili tha se ky statut i ri është i dështuar si dhe bëri një sërë akuzat ndaj Lulzmin Bashës.

Më tej ish-kryeministri Berisha nuk ka harruar që të hedhë një lumë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Diskutimet në Kuvend ishin të lira dhe të hapura.

Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen apo jo, dhe ky është tipar i debateve demokratike.

Unë mendoj se pati diskutime me kritika, me propozime, me qortime”- tha Bërisha teksa u pyet për zërat kritik.

Më tej pasi nuk mori pjesë në votimin për projektstatutin e PD-së, Berisha tha se ka kontribuar në çështjet parimore, por jo në hartimin e tij, pasi kjo sipas tij ishte detyrë e grupit të punës.

Ky është Kuvendi i miratimit të statutit në të cilin ka një frymë kompromisi të qartë. Unë jam marrë pak a shumë me primet, jo me statutin. Me të është marrë grupi i punës. Diskutimet në Kuvend ishin të lira dhe të hapura.

Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen apo jo, dhe ky është tipar i debateve demokratike. Unë mendoj se pati diskutime me kritika, me propozime, me qortime.

Ky është një kontrast shumë i madh mes këtij forumi, dhe forumit të njeriut halucinant, skizoid.

I njeriut që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontingjenti të ndershëm të PS, pasi një pjesë e tyre janë të inkriminuar, por një pjesë e tyre janë njerëz të ndershëm, edhe është fatkeqësi historike të kenë një krye një njëri që nuk respekton asnjë vlerë.

Një kalbësirë të cilën shqiptarët duhet ta hedhin një minutë e më parë si një rrezik kombëtar të qenies së tyre, të vendit të tyre dhe integrimit të tyre në Europë.

Unë i kam shprehur gjerësisht mendimet e mia për të gjitha problemet, dhe them se duhet të bashkohen të gjitha kontributet e PD në mënyrë që kalbësira që sundon vendin, të fshihet, të qërohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri.

 Unë kam besim se ai i ka kohërat e numëruara, dhe ky është preokupimi im”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.  (TemA)

 

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...