“Sy për sy me Berishën”, fjala e demokratit kuksian që “gjunjëzoi” kupolën e PD-së në Kuvendin Kombëtar: Noka na i punoi pas shpine në Kukës, Ristani zëvendësoi Boden pa qenë kurrë në PD. Këtu ka deputetë me shtëpi 450 mijë €, ç’merreni me Ramën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka artikuluar kritika të ashpra ndaj Lulzim Bashës, por edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Kritikat e tj u fokusuan tek statuti i ri i PD që po miratohet sot si edhe foli për emra konkretë.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvedin Komëtar të PD, Ibsen Elezi tha se si ka mundësi që Arben Ristani, asnjë ditë anëtar partie u bë sekretar i Përgjithshëm.

Më tej ai duke iu drejtuar Berishës tha se nuk e kishte votuar Ristanin dhe se për zgjedhjen e tij ishte ishte bërë një lobim i deputetëve edhe pse Ristani nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie.

Ndërkaq Ibsen Elezi kujtoi edhe njëherë deklaratën në Parlamentit të Flamur Nokës se këshilltarët bashkiakë që organizuan protestën e Kukësit, janë shitur te Edi Rama.

“Si mund ta zëvendësojë Ristani Ridvan Boden? Unë nuk e kam votuar Ristanin. Ridvani është njohës i mirë i strukturave. U bë një lobim i deputetëve dhe zgjodhën Ristanin. Ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Doktor nuk duhet ta kishe lejuar këtë.

PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte.

Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama.

Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon…”- tha Ibsen Elezi. (TemA)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1701238469924313&id=151865931528249

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Sy për sy me Berishën”, fjala e demokratit kuksian që “gjunjëzoi” kupolën e PD-së në Kuvendin Kombëtar: Noka na i punoi pas shpine në Kukës, Ristani zëvendësoi Boden pa qenë kurrë në PD. Këtu ka deputetë me shtëpi 450 mijë €, ç’merreni me Ramën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Dush me uje te ftohte..

  2. Genti says:

    I vetmi Demokrat i vertete qe i vuri gishtin ne plage difekteve te PD-se e qe fshikulloi fort deputete te korruptuar te kesaj partie qe akuzojne Ramen nderkohe qe vete posedojn vila 400 mije Ero-she, per funksionare pa merita e te katapultuar e per nje aleance te pakuptimte me LSI-ne. Por megjithse u duartrokit serish zeri i tij shkoi ne vesh te shurdher pasi Berishizmi autokratik dhe antidemokratik triumfoi me “unanimitet” Perfundimisht e cara mes grupimeve Bash-Antibashe u thellua ne kete Kuvend edhe me e s’ka pike dyshimi qe po u vazhdua keshtu e PD do behet “kashte e koqe” Rama me gjithe problemet ne qeverisjen e tij ka per te fituar akoma edhe me thelle se ne 2017-en. Ndoshta keshtu do jete me mire.

  3. Malo Kanina says:

    Ashtu si PPSH, kjo e ashtuquajtur Partia Demokratike instrukton ndonjë anëtar të thjeshtë të bëjë vrejtje dhe të kritikojë udhëheqësin që ka bërë lëshime, por ju këput kokën si Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut e kompani të gjithë atyre që janë lart dhe kritikojnë udhëheqësin, dmth, ajatollahun. Pra, lejon ata që nuk të shkulin asnjë qime nga bytha dhe flak pa mëshirë të gjithë ata që vërtetë ta rrezikojnë atë të flamosur bythë. Ndaj është e kotë të zgjatesh me komente, në PD çdo gjë ka lidhje me ruajtjen e bythës së Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. Ky pa frikë mund të cilsohet si “Kongresi i Ruajtjes së bythës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *