Kristal Abazaj, “lokomotiva” e trenit bluzi për në Europë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kristal Abazaj është njeriu i momentit Kategorinë Superiore. Gola, driblime dhe shpejtësi, ka të gjithë komponetët e nevojshëm që i duhen një futbollisti për të qenë një hap para të tjerëve. Një kampionat modest, si ky yni, edhe pse me një infrastrukture dhe organizim në rang klubesh ende jo në standardet më të larta, gjithsesi po arrin të prodhojë “yje”. Kristal Abazaj është talenti i radhës, pas Berishës, Latifit apo Zekës, që do të bëjë hapin e madh në karrierë për t’u transferuar në një kampionat shumë më cilësor se Superiorja. Shkëlqimi i tij e afroi me Europën pak më herë se bluzinjtë të arrijnë objektivin historik, pjesëmarrjen në Europa League.

Anderlechti po e pret, por, siç ka deklaruar vetë futbollisti 22-vjeçar, për skuadrën gjirokastrite do të japë maksimumin deri në ditën e fundit të sezonit. Fjalës së dhënë, pa diskutim që po i qëndron besnik. Modest, fjalëpak dhe punëshumë. Fillimi ishte i vështirë, por Kristali është shembulli konkret se përkushtimi dhe vullneti për të arritur diçka të madhe të dërgon gjithnjë në destinacion. Fjala e fundit ende nuk është thënë, por me Abazajn dhe sigurisht kontributin e të tjerëve, Luftëtari po vazhdon garën për ta bërë realitet ëndrrën europiane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *