VIDEO: Dalin pamjet, ja si i vënë flakën makinës së pedagogut (është makina e dytë që i djegin)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Report Tv ka siguruar pamjet se si i vihet flaka makinës me targë AA 484FG në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë.

Siç shihet nga pamjet filmike gjithçka ndodh në pak sekonda, kur një person i veshur me xhaketë dhe me kapele në kokë, i afrohet automjetit, i hedh benzinë dhe më pas i ve flakën. Pasi automjeti përfshihet nga flakët autori largohet me vrap.

Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t’ia digjnin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO: Dalin pamjet, ja si i vënë flakën makinës së pedagogut (është makina e dytë që i djegin)”

  1. malokëria = qenëria says:

    Nje video edukative, teper instruktive. Do te kishte qene me mire te shoqerohej edhe me udhezime te shkruara, nje manual te tipit “Si te djegim me benzine nje makine”, gabimet qe nuk duhen bere dhe kujdesi qe duhet te tregohet qe edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet, dmth edhe makina te digjet, edhe zjarrvenesi te shpetoje pa u djegur. Me c’dukej autori i zjarrvenies ishte goxha praktik. Edhe une si policia, dyshoj se zjarrvenia ishte e qellimshme (kjo ishte ironi sepse nuk ke se cte dyshosh aty ku ja ben muuuuu).

  2. seat vlora says:

    Ai qe e dogji ka bere krim, po profesori ku i gjeti milionat qe ka belre ate makine luksoze me page 30% me ta larte mesuesi i fshatit???? KJane pasuri te vendosuar me leke provimesh qe u zhvaten nxnesve. Si ehsrtemundur qe gjithe profesoret kan vila, biznese, makina luksoze, veshje luksi e bejen pushime ne plazhe lukszoe? Pse djegin makinat keta fakiret, te djegin hajdutet…

  3. Mercedes says:

    Profesor me benz! Ja paskan djegur 1 ka bler tjeter! Nga inati o prof bli tjeter benz po tip i fundit. Ty te del rroga te blesh tjeter

Lini një Përgjigje te seat vlora Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *