INVESTIGIMI: “Dora” e Rusisë edhe në zgjedhjet parlamentare të Britanisë në 2017-n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Britani, duke promovuar liderin e laburistëve, Jeremy Corbyn (në foto). Ky është konkluzioni i investigimit të gazetës britanike “Sunday Times”.

Sipas kësaj të fundit, ky investigim i kryer në bashkëpunim me Swansea University, zbuloi se 6 500 llogari ruse në Tuiter qëndrojnë pas postimeve të shumta në favor të laburistëve në javën e fundit para zgjedhjeve.

Këto postime kishin për qëllim të shtonin votat në favor të laburistëve dhe të denigronin rivalët konservatorë. Shumë prej këtyre llogarive në rrjetin social identifikohen lehtësisht si robotë të internetit. Të maskuar me emra anglezë femrash, këto llogari janë përdorur për të “bombarduar” masivisht publikin me mesazhe politike të orkestruara.

Ekspertët thonë se llogaritë false të identifikuara falë këtij investigimi janë vetëm maja e ajsbergut, raporton “The Sunday Times”.

Ministri britanik për Kulturën dhe teknologjinë dixhitale, Matt Hancock, thotë se “ëshët absolutisht e papranueshme për çdo komb përpjeka për të ndërhyrë në zgjedhjet demokratike të një vendi tjetër”.

Oleksandr Talavera, profesor i Swansea University, i cili kryer kërkime shkencore në mediat sociale për zgjedhjet, ka monitoruar mijëra postime me hashtag të lidhur me zgjedhjet në 2017-n në Tuiter.

Në dy muaj para zgjedhjeve të 8 korrikut, ai gjeti më shumë se 1 milion postime që mbështesnin laburistët, por vetëm 388 000 në favor të konservatorëve.

Gjatë analizimit të llogarive që kishin postuar në anglisht, por dukeshin me origjinë në Rusi, ai gjeti se 21 448 postime  mbi politikën britanike ishin bërë në 30 ditët para zgjedhjeve.

“Shumë prej tyre që kishin hashtagun ≠Labour ishin pozitive, ndërsa ato që kishin ≠Tory ishin negative. Nëse sheh se ky interes vjen nga llogari ruse, kjo tregon një trend të qartë”, thotë ai për “The Independent”.

Rreth 80% e këtyre llogarive janë hapur pasi kryeministrja Theresa May njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Shumë prej tyre tashmë janë hequr nga Tuiteri.  /Përgatiti: Gazmira Sokoli/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *