Ish-kandidati për deputet tallet me Gjanën: Jemini duhet të jetë i plotfuqishëm të numërojë 7 mijë vota në sekond, Basha prodhoi karta pa masë e pa numra rendor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Andi Përmeti, ka komentuar votimin e Kuvendit Kombëtar për të ndryshuar statutin.

Ai ka deklaruar se PD është vënë në funksion të kryetarit Lulzim Basha duke treguar edhe shkeljet që sipas tij e bëjnë të pavlefshëm procesin.

“Kuvendi i kishte të saktësuar numrin e delegatëve.

Por, Basha ka prodhuar karta në masë pa numra rendor për të ftuar dhe anëtarë të thjeshtë për të mbushur sallën. Kjo është një shkelje e rëndë proceduriale.

“Në 6800 delegatë kuroumi është 3400 , salla ka 2400 vend, me disa njerëz në këmbë nuk bëhet kuorumi.

Kjo është shkelje e madhe. Një e treta e sallës ishte bosh. Si u votua kuuorumi?

Ndërsa shkelja e tretë është numërimi. Jemin Gjana, me gjithë respektin që kam, duhet të ketë superfuqi që të numërosh 7 mijë vota në sekond”, ka thënë me tej Përmeti mbi votimin që i dhanë plotfuqishmëri Bashës. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Ish-kandidati për deputet tallet me Gjanën: Jemini duhet të jetë i plotfuqishëm të numërojë 7 mijë vota në sekond, Basha prodhoi karta pa masë e pa numra rendor”

  1. kashi says:

    parti interesi per vete dhe thone qe shikon interesin e popullit

  2. burgajeti says:

    Keshtu do numurihen gjithmone votat ne PD.Kjo eshte e keqe vetem per ju antaret e saj.Per ne te tjeret,popull I pa parti ,eshte problem see ne se vjen PD ne pushtetin do na numuroje keshtu dhe votat tona.Prandaj,nuk e kuptoj se si qendrojne antare ne nje parti te tille,e cila ju vjedh gjene me te cmuar per popullin lidhur me politiken:vjedhjen e votes.Atehere per keta te tille si ky zoteria Permeti,Kam nje keshille:ose largohuni,ose pranoni gjendjen sic e think vete.Derdellitja pa veprim,vecse ju diskrediton.

  3. burgajeti says:

    Keshtu do numurihen gjithmone votat ne PD.Kjo eshte e keqe vetem per ju antaret e saj.Per ne te tjeret,popull i pa parti ,eshte problem se, ne se vjen PD ne pushteti, do na numuroje keshtu dhe votat tona.Prandaj,nuk e kuptoj se si qendrojne antare ne nje parti te tille,e cila ju vjedh gjene me te cmuar per popullin lidhur me politiken:vjedhjen e votes.Atehere per keta te tille si ky,zoteria Permeti,kam nje keshille:ose largohuni,ose pranoni gjendjen sic e thoni vete.Derdellitja pa veprim,vecse ju diskrediton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *