Lulzim Basha: Do vazhdojmë protestat masive, s’ka parlament pa u burgosur Tahiri

Një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Referuar të dhënave brenda “selisë blu”, brenda kësaj jave del udhëzimi për procesin zgjedhor sipas statutit të ri.

PD do të zhvillojë zgjedhje të brendshme, në të cilat do të votohet për seksionet, grupseksionet dhe kryetarët e degëve.

Ndërkohë, Basha tregoi dhe aksionin e ri opozitar ku paralajmëroi se do të vijojnë protestat masive.

PD do vazhdojë t’i braktisë komisionet veç rasteve specifike, siç mund të jetë “Komisioni Tahiri”.

Basha u shpreh në mbledhje se PD do të vazhdojë protestat dhe do mbështesë qytetarët në të gjithë vendin.

Kryedemokrati theksoi se “çeshtja Tahiri” do të mbetet në artikulimin politik të opozitës.

Në seancën parlamentare të se enjtes do të mbahet edhe qëndrimi i plotë i PD-së.

“Parlament normal me Sajmir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka” tha Basha.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...