“Më rreh vjehrra në sy të burrit”, nusja 25 vjeçare denoncon dhunën në familje

Një 25-vjeçare ka denoncuar vjehrrën e saj ku tregon se ajo e ka dhunuar sistematikisht.

E reja kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se nëna e bashkëshortit të saj ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

 

 

Ngjarja është regjistruar në Lushnjë ku shtetësja me inicialet E.A., akuzon shtetasen me inicialet P.A., 65 vjeç për dhunë.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen E.A, vjeç 25, pasi vjehrra, shtetasja P.A vjeç 65, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...