EMRAT: Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD-së shkarkimin e 4 gjyqtarëve

30 Prill 2018, 16:52Kronika TEMA

Ne mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të mbahet më 7 maj 2018, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqje, sipas raportit të mbledhjes të zbardhur nga  Report TV.

Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi dhe shkaqet?

Njëri është Petraq Curri, gjyqtari i Durrësit, që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka shkelur ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës.

Këtë akuzë Hatia e ka mohuar duke deklaruar se ai nuk dorëzohet, pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit, Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

5 komente në “EMRAT: Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD-së shkarkimin e 4 gjyqtarëve”

  1. Roni says:

    Kjo do ta zbatoj tamam reformen fhe ka per ta zbatuar. Hallall i qoft

  2. albani says:

    Ja ben mire kjo. Nuk ben per kte pune jep doreheqjen. Kjo eshte reforma dhe vetem kshu behet drejtesia

  3. Mali says:

    Sec kam pas nje besim tek kjo qe kur u vu qe do ja dilte mire dhe deri tani na e ka treguar kte gje. Bravo

  4. Triangolo says:

    Ashtu nje nga nje lironi cepin te ulet ndonje i hajrit

  5. Cesk Marku says:

    Ahmet jankolli GJygjtare pa dinjitet lakmues i parase edhe ne kohet sotme .Per nje ceshtje administrative qe e zvariti per dy vjet arriti ta mbylle te ashtequaturen vendim pa vendim se dosja eshte e pavlefshme e me absurditetin me te madh thekson ne ate ceshtje se une jam njoftuar per plotsim dekumentash dhe nuk i paskam bere kete .Nga ana ime eshte mbajtur kontakt i vazhdueshe me sekretaren e z.Jankolli dhe nga ane e saje me eshte kerkuar vetem vendimmi i prokororise se rrethit gjyqsor SHkoder (origjinal ) mbasi kisha paraqite fotokopje . Mjere ne se kemi rene ne dore te gjyqtareve te tille .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje