Partizani i quajti kamikazë të dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit, reagon FSHF: Duhet më shumë gjakftohtësi

30 Prill 2018, 14:21Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjiur akuzave që klubi i Partizanit bëri dje për gabimet tendicioze që arbitrat kanë marrë kundrejt tyre.

Klubi i Partizanit permes nje deklarate per shtyp theksonte se presidenti Demi e konsideronte gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës.

Klubi i kuq bëri të ditur se treshen e arbitrave të asaj sfide do t’i dërgojë në Prokurori si dhe në instancat më të larta të UEFA-s.

Ndërkohë, para pak minutash ka ardhur dhe reagimi i FSHF-së që ka kërkaur më shumë gjakftohtësi në këtë pjesë të mbetur të sezonit.

FSHF-ja justifikohet se këto janë thjesht paragjykime emotive në këtë pjesë të fundit të sezonit.

“Duke marrë shkas edhe nga qëndrimi i fundit zyrtar i klubit të futbollit Partizani për ndeshjen e fundjavës në Lushnje, FSHF shpreh keqardhjen e saj për gjuhën vulgare të përdorur, dhe krejtësisht jo fair.  Dështimet e sezonit të një skuadre, apo një tjetre nuk mund ti faturohen kurrsesi FSHF-së. Duke qenë se aludohet, dhe shpesh prodhohet alibia që FSHF dirigjon pengimin e Partizanit në arritjen e objektivave të tij, atëherë në suksesin e pesë ndeshjeve radhazi të klubit Partizani para pak javësh, FSHF paska qenë faktor? Këto janë thjesht paragjykime emotive në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Përveç arbitrit në fushë, ndeshjen e gjykon edhe publiku si një futbolldashës, dhe jo në pozitat e një tifozi të sëmurë. Ndaj ne e ftojmë atë (publikun) të shohë takimin e Lushnjes ndaj Partizanit për gjithçka dha ajo ndeshje në fushë, nga ana e të dyja skuadrave, përpara se të gjendet një armik për mosarritjen e objektivit. Çdo rezultat është pjesë e lojës, dhe produkt i përgatitjes dhe performancës, si edhe pashmangshmërisht, edhe fatit për secilën skuadër. Ky është një moment që kërkon më shumë gjakftohtësi dhe përqëndrim në realizimin e objektivave finalë të të gjithë aktorëve të garës. Kjo shërben shumë më tepër, sesa një recetë gjaknxehtësie”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Një justifikim i turpshëm I bërë nga ana e Federatës e cila kërkon të mbulojë turpin e gjyqtarëve të ndodhur në sfidën ndaj Lushjnes ku arbitrat i mohuan gola të rregullt dhe një pentallti të pastër klubit të Partizanit.

Një hakmarrje e qartë e FSHF-së dhe vetë presidentit Duka ndaj 15 herë kampionëve të vendit të cilët janë në opozitë me mënyrën se si ky Institucion drejton futbollin shqiptar. (TemA)

2 komente në “Partizani i quajti kamikazë të dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit, reagon FSHF: Duhet më shumë gjakftohtësi”

  1. Red or Dead says:

    Edhe Klubi i Futbollit i Lushnjes do bente deklarate me me nivel dhe paanesi sesa Federata e Moterqirave te Futbollit.
    D.th.m kur nje skuader nuk luan mire (Partizani ishte skandal ne fushe ) ,arbitri mund te beje cte doje ,mund te mos te japi nje penallti me shume se e paster ,mund te te anulloj gol edhe mund te jape penallti inekzistente kundra ???
    Justifikimi eshte se Partizani nuk luajti mire ???.
    Po mire o moterqira dhe graqira te F$HF mos dergoni arbiter dhe te behen ndeshjet si neper lagjje …..ku kalamajte bertasin “anallim loje ,anallim loje” ne rast penalltie.
    Se kush je o Armando Duka e dime shume mire pervecese ca “lepurusha debore” ,qe rregullisht te bejne gojore .Ke 9 vjet qe Partizanin e lufton sistematikisht qe kur e hodhet nga kategoria dhe futet “Kastriotin” me anullimin e golit te Ngjeles si ofside.Ti do vdesesh o legen dhe do harrohesh andej nga arat e Shijakut ,por Partizani do jete pergjithmone.Asnje kompromis dhe asnje tolerim per Federaten e Moterqirave te Futbollit.
    Me pelqeu Ilir Daja kur tha qe goli i Kukesit u nis nga nje faull inekzistent.Para nje jave thane Kernackat e debores ….ce o ,per nje faull flisni ooo !!! Arsyetim kurve.

  2. Partizoni says:

    Ju qenkeni me te vertete idiota dhe te peshtire si federate.per keto raste nuk mund te gjykoje opinioni,por specialistet dhe pamjet filmike ,se po te jete per tifozet e partizanit do te jete arbitrim skandaloz ashtu sic ishte ne te vertete,per tifozet e tiranes,skenderbeut e ndoshta te ndonje ekipi tjeter albitrimi ka qene i shkelqyer,por me sa pame opinionistet neper studio nuk pashe ndonjerin qe te mos perdorte fjalen skandal.Prandaj paci turp dhe faqen e zeze ju si federate qe merni guximin te shkruani gjera te tilla dhe vecanrisht ju zhdukte nami ,emri dhe fara ilir shulkut qe per pese lek te qelbura i ben keq nje ekipi legjende qe e ka mbajtur me buke dhe nuk paska arritur dot ta beje njeri!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje