Plehrat helmojnë Durrësin, fusha e mbetjeve asnjë trajtim që nga koha e diktaturës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prej dekadash qyteti i Durrësit i hedh në këtë hapësirë 70 mijë ton mbetje urbane në vit.

Ndotja në zonën përreth është dhjetëra herë më e lartë se norma, ndërsa 17 hektarë tonë janë kthyer në mal plehrash. Në landfill nuk bëhet asnjë trajtim përveç ngjeshjes, ndërsa plehrave ju vihet edhe flaka.

Bashkia e Durrësit e ka lënë të pazgjidhur çështjen e kësaj bombe ekologjike. E cila është kthyer në helm për gjithë banorët e zonës, por edhe qytetin. Këtu sjellin për të ushqyer edhe kafshët.

Zona përreth është e banuar. Përveç universitetit të sapo ndërtuar aty ndodhet edhe shumë familje. Edhe Sherif Zera e ka sjellë familjen e tij në Porto Romano.

“Tregon se si trajtoheshin plehrat në kohën e Enverit ku një brigadë prej 30-40 vetash i varroste dhe pas një viti vinin makina dhe merrnin plehun e ja hidhnin tokës”, shprehet Sherif Zera.

Banori tregon se kur ka nisur djegia e mbeturinave.

“Pas 1992, 1993 kur ndërroi sistemi. Ndërsa tani i vënë zjarrin dhe në zonë vjen era shkrumb”, thotë Zela.

Kur e pyesim nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga fshati Porto Romano Sherifi përgjigjet: “Unë isha në Korçë dhe erdha këtu. Në atë kohë më mirë ishte”, thotë Zela.

Sikur të mos mjaftonte fusha e plehrave afër saj ndodhet një kanal, i cili është kthyer në gjiriz ku lundrojnë mbetje plastike disavjeçare.

“Ujërat s’kanë ku të venë tjetër, derdhen në det”.

Të rrethuar nga malet e plehrat dhe helmet, a ndihen të kërcënuar banorët? “Sëmundjet janë aty. Ndoshta si ndjejmë sot për sot!”, shprehet Sherif Zera.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Plehrat helmojnë Durrësin, fusha e mbetjeve asnjë trajtim që nga koha e diktaturës”

  1. Futja kot says:

    E c’rendesi ka?! Durresit i duhet veliera. Vetem ajo e ndryshon jeten e durrsakeve.

  2. Lloji says:

    PS po ben gabim trashanik me Vangjush Dakon, sot, do votoja pa hezitim Ramen por ne asnje menyre Derrin Dako eshte teresisht i paafte biles e kunderta e ka shkaterruar Durresin ndoshta pa qellim te keq se eshte i paafte por ne te gjitha rastet eshte idiot!!!

Lini një Përgjigje te Lloji Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *