Kukësi, Pakulti e bën zakon, pas fitores në Korçë skuadra stërvitet në natyrë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Kukësit Peter Pakult, e ka vërtetuar tashmë që është një ndër trajnerët më të aftë për sa i përket rikthimit të harmonisë në skuadër.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ishte Musolli ai që organizoi një darkë për të kthyer sado pak buzëqeshjen në fytyrat e futbollistëve, ndërkohë që para ndeshjes me Skënderbeun, Pakulti zgjodhi që një ditë stërvitja të kryhet në bregdetin e Durrësit.

Kjo metodë, duket se është bërë një zakon tashmë për teknikun austriak, pasi edhe gjatë ditës së sotme, ai ka menduar për të kryer një seancë stërvitore në natyrë.

Janë zgjedhur kodrat e Liqeni Artificial, ku skuadra ka kryer vrap dhe përgatitje atletike para ndeshjes së fundjavë përballë Lushnjes.

Kjo nuk është hera e parë që Kukësi e zhvillon ditën e parë të stërvitje në natyrë, pasi Pakulti e kthyer tashmë në modë te verilindorët. Edhe para ndeshjes ndaj Skënderbeut, Pakult vendosi që skuadra të kryente një xhiro në Pogradec, për të shkarkuar sado pak tensionin dhe presionin psikologjik.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *