Vonesa e ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Donald Lu fajëson opozitën: Ata kanë frikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu.

Në një deklaratë ekskluzive për Top Channel ambasadori amerikan i përgjigjet pyetjeve se çfarë po e vonon ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Vonesat kanë ardhur për dy arsye.

E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita.

Ata e humbën këtë sfidë.

E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së.

Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur.

Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt”, tha  Donald Lu.

Asnjë habi nga ambasadori Lu për ata që nuk e kanë optimizmin e tij.

“Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura.

Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, thotë Lu.

Ambasadori amerikan e deklaroi reformën në drejtësi si pikë kryesore të misionit diplomatik që në ditën e tij të parë në Shqipëri.

Prej zotit Lu kanë ardhur deklaratat më të forta për politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për banda dhe grupe kriminale si dhe për dekriminalizimin e politikës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Vonesa e ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Donald Lu fajëson opozitën: Ata kanë frikë”

  1. qirko says:

    ç’a do thote petrit vasillaqi i lshi-se per kete deklarate te Lu-se?

  2. Kujtimi says:

    BRAVO LU
    MOS LEJO TE HYN NE AMERIK KETA BANDIT
    TE LUTEM NXIRI EMRAT

  3. Kujtimi says:

    BRAVO LU
    MOS LEJO TE HYN NE AMERIK KETA BANDIT
    TE LUTEM NXIRI EMRAT
    Te paret qe pengoin jan
    BASHA
    BERISHA
    LIKE FLORIRI
    MONA

  4. Jo jo nuk ka lu e zot qe i denon mafiozet e politkes shqiptare.
    Ata jane bere aq te pasur e djallezor sa ,vetem nje revolucion popullor si ai francez dikur mund te bej pune.
    Por kush ta bej revolucionin kur cdo trushplar mbron hajdutin e vet dhe fajson hajdutin kundershtar se ka vjedh me shume.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    And the cookie keeps rolling..

  6. Lumi says:

    Te lumte Ambasador! Mbaroje kete pune qe ke nisur. Ne kujtesen e shqiptari j do ngeleni I nderuar. Ndersa hajdutet te turperuar per tere jeten.

  7. Cuku says:

    Z.Lu vetem tek ka shprese ,se mund te behet Reforma ne.Drejtesi
    Te Ju ,,,,,,

  8. Arben says:

    Kam idene do dali edhe manjani, te shohim cfar do shpike.

  9. Koba says:

    Z.Ambasador nxirni emrat e politikaneve te korruptuar .Populli i di kush jane .Duhet nje konfirmim nga SHBA dhe BE .Vetem keshtu mund te ecim perpara.Keni gjithmone mbeshtetjen e njerzve te thjeshte.Te gjithe syte i kemi tek JU.Po presim me padurim qe shperdoruesit e pushtetit ,grabitsit,Hajdutet te marrin denimin e merituar.Presim te konfiskohet e gjithe pasuria e tyre ,e vene ne menyre te paligjshme.Me kete rast shpresojme se Shqiperia do te kete mbaresi dhe rritje te nivelit te Jeteses.

  10. Goni says:

    **** REFERENDUM PER ARRESTIMIN e SALI RAM SHEQERE BERISHA ***

    Eshte ai, monstra, kolera, fatkeqesia e shqiptareve, qelbi i qelbit shqiptar qe e ka kapur
    per gryke Partine Demokratike dhe e ka kthyer ate PD-en nga shpresen e te gjithe shqiptareve
    ne nje kufome duke mbrojtur pislleqet e veta.

  11. A no Rustemi says:

    Referendum per arrestimin e :
    1 LuLuArvziu
    2 Edroga
    3 SalehBisha
    4 LulushHollandezi
    5 IlirFloriri

  12. Toni says:

    Nuk arrestohet asnji. keta hane te gjithe ne 1 CORBE. Theatro !

  13. Fshatari says:

    Kure do ndodhin arrestimet se ke 3 vjet di kapim peshkun e madhe Po kta spo kapin ad cironka

Lini një Përgjigje te Koba Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *