Fatmir Xhafaj detaje për grupet kriminale: I dimë kush janë, vepritmari policore për t’i vënë para përgjegjësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në Durrës ku mbajt Forumi për Sigurinë Publike.

Ai përsëriti se shteti tashmë e di se kush janë grupet kriminale, duke theksuar se është në aktivitet policor për t’i vendosur para përgjegjësisë.

Xhafaj tha se është me rëndësi që të sigurohen provat konform ligjit.

Nga momenti i indetifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në provë për efekt hetimi fhe gjykimi është një proces që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite.

Sepse pavarësisht se mund të jemi në dijeni të përbërjes së tyre, po aq e rëndësishme është edhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore.

Ne sot jemi në gjendje të dimë se cialt janë grupet kriminale, kush është aktiviteti i tyre, cfarë fuqie posedojnë  dhe jemi në një vepritmari aktive  policore për ti vënë përpara përgjegjësisë penale.

Një pjesë e këtyre grupeve, rreth 9 grupe kriminale janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Ndërkohë që po flasim Task Forca qendore dhe rajonale  janë në një hetim intensive të grupeve kriminale një numër e të cilave eshte edhe në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për ti koditur jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit për ti vene para drejtesise”, tha Xhafaj.

Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj:
Përshëndetje të gjithëve, këtë pyetje që bëtë (gazetarit Bashkim Hoxha), po ta thoshte secili nga këta këtu mund të ishte edhe individuale e mund të përkthehej nga një në dy veta, por kur e thotë miku edhe kolegu im, Bashkimi, kjo amplifikohet pastaj në atë emisionin e mëngjesit  bëhet për aq milion shqiptarë, bëhet temë dite.
E vërteta është që e kam thënë këtë por pjesërisht kështu siç e cituat ju.
Dua ta ndaj në 2 momente, – momenti i parë është fakti që qeveria ka miratuar një plan masash, një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar duke mbështetur një operacion, të quajtur Operacioni “Forca e Ligjit”, i dedikuar, i fokusuar në luftën kundër  grupeve të strukturuara kriminale.
Dhe në kontekstin e këtij operacioni, strukturat e ngritura për ta realizuar këtë, Task Forcat Qendrore pranë Policisë së Shtetit dhe Task Forcat Rajonale pranë Drejtorive Vendore të policisë, si hap të parë të tyre kanë bërë skanimin e të gjithë grupeve kriminale, drejtuesve të tyre dhe tashmë, të pasurisë që posedojnë këto grupe kriminale, pasuri e krijuar nga aktiviteti kriminal.
Natyrisht, nga momenti i identifikimit, deri te momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në një provë për efekt hetimi dhe gjykimi, është një proces, i cili shpesh herë herë mund të zgjasë me muaj por mund të zgjasë edhe me vite. Sepse, pavarësisht se mund të jemi fort mirë në dijeni të përbërjes së grupeve, të aktiviteteve  të tyre po aq e rëndësishme është dhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore, për një shtet të së drejtës.
Ajo çfarë unë kam thënë dhe i qëndroj është fakti që ne sot jemi në gjendje të dimë se cilat janë grupet kriminale, cili është aktiviteti i tyre çfarë fuqie posedojnë ato dhe njëkohësisht jemi në një veprimtari aktive policore, tashmë dhe në bashkëpunim dhe në drejtimin e Prokurorisë, prokurorive respektive, prokurorive të rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për juridiksionin e saj edhe për ti vënë këto përpara përgjegjësisë penale.
Një pjesë e këtyre grupeve kriminale rreth 9 të tilla në shkallë vendi janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër i caktuar personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.
Ndërkohë që po flasim Task Forca Qendrore dhe Task Forcat Rajonale janë në një hetim intensiv për disa grupe kriminale, një pjesë ose një numër i cili për hir të së vërtetës është edhe këtu në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për t’i goditur ato jo, nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit, e forcës dhe e provës së ligjit dhe për t’i vendosur përpara përgjegjësisë.
Jemi duke punuar ne me kapacitetet tona, por jemi duke punuar ngushtë edhe në bashkëpunim me partnerët që janë po aq të interesuar për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm dhe për të punuar bashkërisht në këtë aspekt.
Ajo që është shumë interesante dhe që dua ta bëjë fort mirë të qartë, është fakti që krahas ndëshkimit ligjor për veprimtarinë kriminale ne jemi fort të fokusuar edhe te hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre.
Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë ata të kuptojnë që është e vërtetë që mund të bëjnë disa muaj dhe disa vite burg, por fuqia e tyre ekonomike, pasuria e vendosur për shkak të kësaj veprimtarie kriminale nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve.
Ky është një operacion i cili ka vetëm 3-4 muaj që ka nisur dhe nuk besoj që në këtë vend presin që në 3-4 ne mund t’u japim goditje të menjëhershme, të njëkohshme të gjitha grupeve kriminale.
Ky është një proces që do kohën e vet, por e rëndësishme është vullneti i plotë i qeverisë, angazhimi maksimal i strukturave policore dhe njëkohësisht i agjencive të tjera ligj zbatuese të përfshirë në këtë proces si dhe bashkëpunimi shumë i mirë i ndërtuar me partnerët ndërkombëtarë.
Natyrisht, duke thënë gjithë këtë, unë nuk dua të them dhe nuk e pranoj gjithsesi faktin që 2 apo 3 grupe kriminale, që për hir të së vërtetës janë grupe që kanë një aktivitet të gjatë në shumë vite, jo të krijuara sot, por ndoshta në 10-15 vjet këtu në qytetin e Durrësit, dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk përbëjnë dhe nuk janë karakteristika dalluese e këtij komuniteti, përkundrazi.
Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin e qarkut të Durrësit, me banorë, me qytetarë të Durrësit, të Krujës dhe Fushë Krujës.
Ashtu sikundër nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut të gjithë ata që janë marrë me kultivimin e kanabisit në vitet e mëparshme.
Dhe me këtë rast dua të them që përtej atij rezultati shumë të mirë të arritur vitin e kaluar, dhe që ne jemi shumë të bindur që do ta certifikojmë edhe gjatë këtij viti, jo vetëm në saj të punës që është duke bërë Policia, por në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera dhe me organet e qeverisjes vendore, dua të bëj një apel në mënyrë të veçantë për banorët e disa fshatrave të Krujës dhe Fushë-Krujës. Meqenëse jemi këtu në Qarkun e Durrësit, për ne ka qenë shqetësim fenomeni i kultivimit të kanabisit.
Dua t’ju them të gjithë këtyre banorëve, së pari njëherë duhet t’u kërkoj mirëkuptimin, për disa kontrolle intensive që ne kemi kryer dhe vazhdojmë të kryejmë  në këtë territor, me shqetësimin se ky fenomen ka qenë  dhe potencialisht mund të jetë i pranishëm  në këto pjesë të territorit të qarkut tuaj, por nga ana tjetër duke kërkuar këtë ndjesë, dua të kërkoj dhe bashkëpunimin e tyre në mënyre që fenomene të kësaj natyre, që janë me pasoja të mëdha shoqërore dhe ekonomike, të mos përsëriten më.
Dhe të jemi të vendosur që të çojmë përballë ligjit, të çojmë përballë drejtësisë, cilindo që do të merret, do të ndihmojë, do të mbështesë apo do të favorizojë kultivimin e kanabisit…

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Fatmir Xhafaj detaje për grupet kriminale: I dimë kush janë, vepritmari policore për t’i vënë para përgjegjësisë”

  1. no says:

    Ooo, tani i mesuat ju se cilet jane?!
    Gjithmone i keni ditur dhe keni qene (nuk perjashtoj “jeni”) pale me grupet kriminale!!!

  2. satiri says:

    turpi i turpit o kokrra e komunistit, me ke drejtohet akoma shqiperia!!!!!!

  3. ildi sr says:

    A cdo i sistemoj te gjithe ky nje e nga nje. Me duket se do shikojm ate qe mendonim se as femijet tane nuk do ta shikonin. Bravo te qoft shoku.

  4. Gerti says:

    Une vetem te ky kam besim se do ti zhduki bandat ne vend. E tregoj me reformen ne drejtesi qe eshte njeri i punes

  5. Bambi says:

    Miri. Lere se ja dhive dhe Llalles me kto budallalleqe.
    Bej detyren aty dhe mos bej llap-llap.
    Neve nuk ne duhet gje ne se e di ti se kush jane . Njerzit presin ato arrestimet e bujshme qe na premton cdo interviste, po kot…
    Me sa duket dhe ti nuk ben dot gje, ose nuk do qe te besh. Sepse nisur nga keto qe thua, eshte me keq qe e dini kush jane dhe nuk beni gje…
    Nuk na jep me asnje shprese…
    U bere dhe ti pjese e kazanit…

  6. Bambi says:

    O Miri.
    Merr nje brisk dhe ju rruaj bythen krimineleve, se na u bere me keq se Llalla. Paralajmerimi i 43 serioz.
    U bere kohe e humbur. Nuk te pjerdh me njeri. Nuk te beson me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *