Fatmir Xhafaj detaje për grupet kriminale: I dimë kush janë, vepritmari policore për t'i vënë para përgjegjësisë

2 Maj 2018, 17:47Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në Durrës ku mbajt Forumi për Sigurinë Publike.

Ai përsëriti se shteti tashmë e di se kush janë grupet kriminale, duke theksuar se është në aktivitet policor për t’i vendosur para përgjegjësisë.

Xhafaj tha se është me rëndësi që të sigurohen provat konform ligjit.

Nga momenti i indetifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në provë për efekt hetimi fhe gjykimi është një proces që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite.

Sepse pavarësisht se mund të jemi në dijeni të përbërjes së tyre, po aq e rëndësishme është edhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore.

Ne sot jemi në gjendje të dimë se cialt janë grupet kriminale, kush është aktiviteti i tyre, cfarë fuqie posedojnë  dhe jemi në një vepritmari aktive  policore për ti vënë përpara përgjegjësisë penale.

Një pjesë e këtyre grupeve, rreth 9 grupe kriminale janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Ndërkohë që po flasim Task Forca qendore dhe rajonale  janë në një hetim intensive të grupeve kriminale një numër e të cilave eshte edhe në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për ti koditur jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit për ti vene para drejtesise”, tha Xhafaj.

(TemA)

6 komente në “Fatmir Xhafaj detaje për grupet kriminale: I dimë kush janë, vepritmari policore për t’i vënë para përgjegjësisë”

  1. no says:

    Ooo, tani i mesuat ju se cilet jane?!
    Gjithmone i keni ditur dhe keni qene (nuk perjashtoj “jeni”) pale me grupet kriminale!!!

  2. satiri says:

    turpi i turpit o kokrra e komunistit, me ke drejtohet akoma shqiperia!!!!!!

  3. ildi sr says:

    A cdo i sistemoj te gjithe ky nje e nga nje. Me duket se do shikojm ate qe mendonim se as femijet tane nuk do ta shikonin. Bravo te qoft shoku.

  4. Gerti says:

    Une vetem te ky kam besim se do ti zhduki bandat ne vend. E tregoj me reformen ne drejtesi qe eshte njeri i punes

  5. Bambi says:

    Miri. Lere se ja dhive dhe Llalles me kto budallalleqe.
    Bej detyren aty dhe mos bej llap-llap.
    Neve nuk ne duhet gje ne se e di ti se kush jane . Njerzit presin ato arrestimet e bujshme qe na premton cdo interviste, po kot…
    Me sa duket dhe ti nuk ben dot gje, ose nuk do qe te besh. Sepse nisur nga keto qe thua, eshte me keq qe e dini kush jane dhe nuk beni gje…
    Nuk na jep me asnje shprese…
    U bere dhe ti pjese e kazanit…

  6. Bambi says:

    O Miri.
    Merr nje brisk dhe ju rruaj bythen krimineleve, se na u bere me keq se Llalla. Paralajmerimi i 43 serioz.
    U bere kohe e humbur. Nuk te pjerdh me njeri. Nuk te beson me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje