Kufiri detar/ Diplomati shqiptar: Greqia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e detit në 2009-ën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Greqia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e detit në 2009-ën, pasi nuk ka një akt zyrtar të heqjes dorë”. Ky fakt u bë i ditur nga diplomati Shaban Murati gjatë një interviste të dhënë për median gjermane Deutsche Welle, departamenti shqip, rreth “paktit detar” mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nga Rashela Shehu

Negociatat për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë një pikë e nxehtë e diskutimeve në 10 vitet e fundit. Në librin e tij “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, diplomati Shaban Murati e quan një kapitull të errët marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë, të vitit 2009, e cila u njoh si marrëveshja e detit. Hedhja poshtë e kësaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 2010-ën si dhe rihapja e bisedimeve aktualisht me Greqinë e kanë bërë këtë temë më se aktuale.

Në bisedën me DW, diplomati Murati thotë se “së pari duhet thënë” që pala shqiptare “hyri në një çështje shumë të rëndësishme siç është çështja e bisedimeve për temën detare pa asnjë lloj përgatitjeje, pa asnjë lloj platforme, strategjie. Ekipi negociator nuk konsultoi as arkivën e dokumentacionit historik dhe diplomacisë, që ekzistonte në Ministrinë e Jashtme.” “Kjo mungesë përgatitjeje e bashkuar me mungesën e inferioritetit që ka karakterizuar diplomacinë në të gjitha qeveritë shqiptare në periudhën postkomuniste”, vazhdon Murati “bënë që të krijohej një asimetri e thellë në rezultatet e asaj që u quajt Marrëveshja e Detit.”

Murati: figura jo dinjitoze e diplomacisë shqiptare me pasoja dëmtuese për Shqipërinë

“Pasojat ishin në dy drejtime”, sqaron diplomati Murati. “Së pari që Shqipëria u cënua në integritetin e saj territorial duke humbur 350 km hapësire detare të cilat fatmirësisht nuk i humbi përfundimisht, sepse gjykata kushtetuese e anuloi këtë marrëveshje të dëmshme. Së dyti, është fakti që krijoi një problem artificial. Ishte artificial në gjenezën e tij, në vazhdimësinë qe ne pamë gjatë 10 vjetëve me presionin grek për rivënien në efektivitet të kësaj marrëveshjeje të pavlerë dhe të vdekur.”

Diplomati Murati veçon faktin që diplomacia shqiptare refuzoi në 2009 çdo konsultë dhe ekspertizë me aleatët e saj.

“Ajo që të bën përshtypje në dinamikën apo prapaskenat e bisedimeve diplomatike mes Shqiperisë dhe Greqisë në atë kohë është fakti që Shqipëria i është nënshtruar kërkesës greke që mos të konsultojë, të mos marrë ekspertizë nga asnjë aleat i saj”. “Është e habitshme”, shprehet Murati “se si një shtet anëtar i NATOS i kërkonte Shqipërisë të mos konsultohej me SHBA, Italinë, as me Turqinë.” “E habitshme është kërkesa greke, po më e habitshme është kërkesa e Shqipërisë për t’ju nënshtruar kësaj kërkese greke” thotë diplomati. “Kështu Shqipëria e rriti inferioritetin e saj, inkompetencën e e saj, por nga ana tjetër krijoi një disekuilibër në partneritetin e saj me tre shtete aleate të NATOS të cilat afruan ekspertizën e tyre.”

Në librin e tij “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, diplomati Shaban Murati shkruan më tej se ka pasur një lloj nxitimi të diplomacisë shqiptare për ta përmbyllur marrëveshjen e detit. Përse ky nxitim?

“Ishte një urdhër politik për ta mbaruar marrëveshjen e detit sa më parë, meqë po afroheshin zgjedhjet parlamentare 2009 dhe qeveria e asaj kohe kishte nevoje për një përkrahje ndërkombëtare, përkrahjen e Greqisë e cila do të përdorte të gjitha instrumentat e saj të njohura që nga minoriteti grek në Shqipëri deri tek Kisha Ortodokse”, mendon diplomati. “Ky nxitim politik është i pazakontë dhe nuk gjendet në asnjë manual ndërkombëtar sidomos të të drejtave të detit. Rumania dhe Bullgaria kanë 27 vjet që diskutojnë për 17 km detare në Detin e Zi dhe deri sot e kësaj dite nuk është zgjidhur ky diskutim për detin”, kujton Shaban Murati.

“Vija e kuqe” për çdo qeveri dhe diplomaci shqiptare që negocion për detin është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i 15 prill 2010, thotë ai.

“Ky vendim ka rrezuar si antikushtetues objektin e marrëveshjes 2009, që do të thotë ka rrëzuar çështjen e kufirit detar. Kufiri detar mes Shqipëisë dhe Greqisë ka ekzistuar historikisht, është sanksionuar ne dokumeta, akte, protokolle ndërkombëtare dhe në mënyrë të paligjshme është futur nga delegacioni i Ministrisë së Jashtme në bisedimet e 2009. Kjo do të thotë që çdo bisedim që është bërë, bëhet dhe do të bëhet me Greqinë është i paligjshëm, nëse këto bisedime do të diskutojnë kufirin detar”

Dy çështjet që mund të diskutojë Shqipëria dhe Greqia për detin

Diplomati Murati thotë në bisedë me DW se “dy janë çështjet që mund të diskutojmë për temën e detit me Greqinë: çështja e “shelfit kontinental” dhe “zona ekonomike ekskluzive””. “Nëqoftëse diplomacia e sotme do të arrijë të fusë në mënyrë gjenerike termin “zona detare” do të bëjë një gabim, do të përsërisë gabimet e marrëveshjes që kishte marrëveshja e mëparshme që fliste për zona detare, sepse automatikisht i dha mundësinë tjetrit të diskutojë kufirin detar.”

“Ajo që është interesante është fakti që Greqia, kur ka kërkuar hapjen e bisedimeve në janar 2007 i ka kërkuar në mënyrë specifike për “shelfin kontinental”. “Tragjike është se vetë delegacioni shqiptar ka mbytur veten me duart e veta dhe ka transformuar objektin e bisedimeve nga bisedime me shelfin në bisedime për kufirin detar. Kjo është ajo që unë e quaj intrigë greke apo shqiptare.”

Pse u tërhoq Greqia nga hapësira detare që i ofronte marrëveshja e parë?

“Fakti është që marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje e vdekur, e paqenë dhe inekzistente” thotë Murati. “Është e gabuar teza e dëgjuar në publik, që Shqipëria do të fitojë me shumë se ç’humbi në vitin 2009. E para nuk mund të krahasohet një marrëveshje e vdekur me një marrëveshje aktuale. E dyta nëse i përmbahemi kësaj teze do të thotë se ti po rinegocion të njëjtat koncepte apo tematikë si marrëveshja e vdekur, sepse marrëveshja e vdekur e detit diskuton kufirin detar dhe nëse del me këtë tezë do të thotë që po diskuton kufirin detar, gjë që ty si shtet, si diplomaci ta ndalon Gjykata Kushtetuese.”

“Greqia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja. Dhe fakti që Greqia nuk thotë kurrë se për çfarë po bisedohet, Greqia nuk ka një akt zyrtar të heqjes dore sepse për të hequr dorë nga një marrëveshje ndërkombëtare duhet një akt juridik, ose një akt qeveritar, ose një akt diplomatik siç qe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që hodhi poshtë marrëveshjen”.

Negociatat aktuale me Greqinë – jo transparente

Në bisedë me DW, diplomati Shaban Murati thotë së fundi se “publiku akoma nuk ka transparencën se për çfarë u bisedua dhe kush e mori nismën e bisedimeve aktuale, sepse në diplomaci për të filluar një objekt diskutimi mes dy shteteve duhet që dikush të marrë nismën në bazë të notave të përcaktuara dhe në bazë të një tematike të caktuar”. “Pra publiku nuk është informuar, se cila është tematika, cila është pala që nisi dhe mbi ç’bazë nisën bisedimet, a filluan me tematikën e vjetër, pra me korrigjimin e tematikës së vjetër që do të ishte një gabim shumë i madh, apo filluan vetëm për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike.” DW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Kufiri detar/ Diplomati shqiptar: Greqia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e detit në 2009-ën”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    asnje leshim ndaj te pabeseve sunite.
    3000vjt toke greke deri ne Skoumpini……………….

  2. emigranti says:

    Te pakten tani te mesojne nga gabimet e meparshme dhe te hyjne ne bisedime jo si inferiore, por te barabarte, duke mos bere leshime por te marre secili ate qe I takon.
    Dhe sa me shume transparence.
    Keshtu do te fitoni me shume respekt jo vetem nga ne por edhe nga kundershtari.

  3. Alban says:

    Shqiperia mbaron ne Artë.

  4. DETARI @tlantides 🔵 says:

    Toka greke , o bastard nuk ka pasur ndonjehere !Ka vetem I- L- I- R- I . !
    Nga lindja e Gjermanise ,Rumani , Turqi ,Egjipt ,Itali mes per mes ,kjo tokd eshte ILIRIKE !

  5. T. Voda says:

    . . Me aq sa kam ndjek lajmet per ceshtjen e kifirit dhe te varrezave me greqin Vetem z.Kristafi dhe sot z. Shaban Murati me duket se kane aftesine dhe qartesine per tu ndrgjjpuar e per te dhene mendime per detin dhe crshtjet e tjera.
    . .Shqiperija eshte katandisur ne kete gjendje , sepse e filloi , vazhdoi , dhe po vazhdon duke vene ne krye te puneve per dtejtimin e shtetit njerez diletante, pa pervoje, pa kaluar shkalle shkalle detyrat (funksionet) . . Ose duke vendosur njeres me vese, dredharak, bisht perdredhur, kurriz perkulur deri ne zvarritje, ne dem te interesave te Shqiperis e te vet shqiptareve.
    . . Ekam theksuar edhe me pare , ne Teme dhe Dita .
    SHQIPERA NUK DUHET TE KISH FILLUAR DISKUTIMIN PER ASNJE LLOJE MARVESHJE PA U ZBATUAR FILLIMISHT 3 PIKA:
    . 1.. HEQIEN E LIGJIT TE LUFTES .. si nje ligj bastart, qesharak , atavik qe ska pat lidhje me shqiptaret , ne vecanti mbas 1944 , e sidomos mbas 1990.
    . 2 .. TE KERKONTE FALJE PER KRIMET DHE BARBARIT E USHTRIS, TE ANDAREVE E KOSHADHEVE GREKE kunder patrioteve, popullsis pa fajshme ne Jug te shqiperis dhe ne cameri..
    . 3 .. TE DEKLAROI ZYRTARISHT HEQIEN DORE NJEHERE E MIRE NGA PRETENDIMET TERITORJALE NDAJ TROJEVE SHQIPTARE NE JUG TE SHQIPERIS.
    … Si mund te ulesh ne bisedime me nje ligj lufte te till mbi kok qe ketu filon inferioriteti , tsllja e greqis me shqiperin…

    1. Justinian - Illyrian Emperor says:

      Per 2 pika e pare jam dakord, te pakten me ato cka bene jevjgit andarte ne 1914, por per pike 3 jo.

      Nuk ka asnje politike zyrtare ne greqi qe kerkon ndryshime territoresh.

  6. Illyrian Kings says:

    Jevgjiterve te pabese grek mos u jepni asgje,

    Mos harroni qe bastardet neo grek jane nje komb magjyp i krijuar nga fuqite perendimore, duke mohuar historine e shqiptareve.

  7. Justinian - Illyrian Emperor says:

    Jevgjit neo grek, produkt perdhunimesh te shqiptsareve dhe rracave te tjera do mundohen te perfitojne dicka, por mos ua jepni kete gje.

    Der ne Arte eshte toke shqiptare dhe shqiptaret ishin ata qe themeluan kete kobm bastard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *