Erdogan paralajmëron operacionin e ri: Nuk do të heqim dorë nga lufta

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensiave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri.

Këto komente Erdogan i bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.(rel)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Erdogan paralajmëron operacionin e ri: Nuk do të heqim dorë nga lufta”

  1. PELASGIAN says:

    veri para gerrket si lopet , tamam si ne 74 . gerrqia duhet te shperbehet ne turqi dhe shqiperi .

  2. Aldo says:

    Operacioni rradhes Molla Kuqe Mirdite.Duhet te clirohet patjeter nga bandat terroriste qe donin te minonin hidocentralin i cili ishte ndertuar nga Turqit. Ne pamundesi te saj shkaterruan flamurin Turk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *