"8 mijë euro për një vizë amerikane", zbulohet skema e lezhjanes që prezantohej si punonjëse e Interpol për të zhvatur qytetarët

7 Maj 2018, 17:39Kronika TEMA

Një grua nga Lezha është arrestuar pasi premtonte viza amerikane kundrejt shumës deri në 8 mijë eurosh.

Shtetasja Pranvera Stojani nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane.

48 vjeçarja, prezantohej si punonjëse e Interpolit.

Njoftimi 

U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”

Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :

– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.(TemA)

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje