Spektakli ndjellakeq me kokat e prera nga vettingu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Publiku po kënaqet prej disa javësh me një spektakël të shëmtuar.

Komisionet e vettingut po presin njëra pas tjetrës kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë dot testin, duke shpërndarë si trofe për kënaqëinë e turmave të iritura, apartamente të pa jusifikura, shtëpi në bregdet që nuk dihet si janë blerë, llogari bankare që një njeri i thjeshtë i ka vështirë t’i kurrsejë gjithë jetën, borxhe nga familjarët dhe para të hedhura në harbime martesash.

I gjithë ky show po përcillet nga një pjesë e politikës dhe e mediave vendase si ora e së vërtetës së reformës në drejtësi.

Diplomatët e huaj kanë filluar të thonë se më në fund vullneti dhe këmbëngulja e tyre po jep frytet e para, ministrja e drejtësisë numëron e ekzaltuar emrat e atyre që janë përjashtuar nga sistemi, ndërsa kryeministri i shfrytëzon të njëjtët, përpara homologëve europianë, si trofe për të ilustruar përparimin e vendit nën drejtimin e Rilindjes.

Duke parë këtë shfaqe, me siguri që një shumicë qytetarësh të frustuar, të lodhur nga padrejtësia dhe dërrmuar nga mungesa e shpresës, mund të gëzohen duke besuar se era po fryn në drejtimin e duhur.

Ata mund të shpresojnë se mrekullia po ndodh, se të paprekshmit tani po paguajnë, se ata tek të cilët duhet të trokisnin me para në dorë, tani po tregohen me gisht.

Por në fakt ka gjasa që të mos jetë kështu.

Sepse pikërisht fakti se e gjithë propaganda po fokusohet vetëm tek ndëshkimi, është një ogur i keq.

Spastrimi, ndonse në dukje i vështrirë dhe deri pak kohë më parë i paimagjinueshëm, është puna më e lehtë e ngritjes së një sistemi të shëndetshëm drejtësie.

Sfida më e vështirë, ajo që jep garanci dhe shpresë afat gjatë është mënyra se si do të ndërtohen institucionet e reja, parimësia dhe profesionalizmi i njerzve që do të integrohen në to.

Pikërisht këtë gjë tregon edhe historia jonë e 70 viteve të fundit. Sistemi shqiptar i drejtësisë ka pësuar dy tërmete të mëdha.

Njëri me përfundimin e luftës së dytë botërore dhe ardhjen e partizanëve në pushtet dhe i dyti me përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e sistemit demokratik.

Në të dyja rastet spastrimi ishte pothuajse total. Po fatkeqësisht produkti ishte fatal.

Sepse edhe luftëtarët që drejtuan proceset me dyfek në dorë, duke i shndërruar kinematë e fashizmit në salla propagande kundër bashkëpunëtorëve të tij edhe juristët e plepave që ngriheshin në detyrë në bazë të dënimeve politike që jepnin, treguan të njëjtën gjë: se më i rëndësishëm sesa spastrimi i të vjetërve nga sistemi është identikiti i të rinjve që do të hyjnë në të.

Pikërisht me këtë sfidë po përballet për herë të tretë drejtësia shqiptare. Dhe duket se ne po përsërisim sërish të njëtin gabim.

Ne po ftohemi të konsumojmë me entuziazëm gjuetinë e shtrigave kundër atyre që po largohen, ne na ofrohet përdhosja e tyre publike, inventari i pronave që kanë fituar në kurizin tonë dhe këtu shfaqja mbaron.

Komentet pas saj janë të gjitha njësoj. Arkitektët e reformës të gjithë në kor po bërtasin të entuziazmuar “fitore”, duke mbytur ata zëra të arsyeshmë që duan të ngrejnë pyetjen se ç’do të ndodhë më pas?

Sa do të ketë në sistemin e ri studentë që kanë mbaruar shkollimin e tyre në universitetet më prestigjoze të perëndimit? A janë të mirseardhur ata?

Sa do të zënë vend aty njerëz që kanë respekt për për të drejtat e tyre njerzore dhe për privacinë e tyre dhe që vetëm kështu do të mund të japin garanci që do jenë sensibël edhe ndaj të drejtave tona?

Sa do të mund të depërtojnë aty profesionistë me integritet kontibuti i të cilëve nuk do të matet nga devocioni që kanë treguar kundrejt atij që është në pushtet?

Pikërisht mbi këto tema duhej të zhvillohej debati real mbi drejtësinë e re që mëtohet të ngrihet. Ai duhej të ishte i fokusuar të kualiteti i asaj që pritet të ndërtohet dhe jo tek anatemimi i asaj që po shkatërrohet.

Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të n’a shqetësojë.

Sepse as deklamimet e diplomatëve edhe qeveritarëve  as enumeracioni që ata i bëjë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen. Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj.(Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Spektakli ndjellakeq me kokat e prera nga vettingu”

  1. Azio says:

    Po sipas teje,nuk eshte sukses heqja nga drejtesia e gjyqtareve te korruptuar qe kane vjedhur parate e ketij populli te shumevuajtur?
    Pac tyre zotri do te shohesh edhe polotikanet maskarej qe kane vene miliona duke vjedhur, vrare e te korruptuar fund e krye.
    Ora e drejtesise ka ardhur,dhe popullit nuk ka pse ti vij keq prej tyre.Te gjjithe keta monstra do shkojne para drejtesise.
    Mbase ty te vjen keq,por mos u merzit se edhe per ty dhe shoket e tu ka akoma pranga.

    1. loku says:

      Azio,ti je idiot! Ke probleme me perpunimin e informacionit ,nuk ke kapacitet.

    2. We says:

      Ky është komletë I D I. O. T

    3. O Andi po u bere i peshtire o nip i Hysniut dhe djali i Bushatit! E keqja per mua eshte Saliu dhe kursi 6 mujor i plepave per juriste! Keta duhet te pastrohen njehere e mire! Le te filloje nje ere e re ne drejtesi pa keta njerez qe e dime te gjithe se kush jane dhe cfare kane bere! Me mire pa drejtesi fare se sa me kete drejtesi qe i ka pire gjakun popullit te varfer se fitonte kush paguante! Andi eshte mercenar -kamikaz i Lulit qe ndane pallatin ne Vlore me Z.Ballanca! A po e heton drejtesia se si Ballanca ishi i Andit perfaqsonte Lulin ne gjyq duke qene |avokate e Popullit”? A po hetohet ku i gjeti Bushati dhe ish zonja e tij parate per te blere ate apartament dhe vilat e tjera?!

  2. {Sit back and relax} says:

    Turme sateme,kelyshi Hysni Kapos.

  3. korçari says:

    O Bushati ti duhet te justifikosh se si e ke ngritur vilen ne Lalez e cila nuk mund te behet me rrogen e gazetarit apo dhe ti si Peza e ke nga kursimet!Vetingu po vjen dhe per plehra si puna tende ,Lubonjes,Zhejit,e plehrave te tjera te cilet me gazetat tuaja keni mbrojtur dhe justifikuar krimet ,grabitjet dhe korrupsionin e regjimit te Salehut&Basha&Meta& CO.Populli po ndjek me kenaqsi keto prerje kokash siç te pelqen t’a quash Vetingun.

  4. Tahipi o Beqir Bushati says:

    O re Mero mos na i nxire me kta Beqira te byros politike.Se na vjen per te vjelle te lutem.

  5. Ac Milan says:

    KE TE DREJT BUSHAT KJO ESHTE KREJT NJE PORDH E EDI RA-MUTIT SE PO TE ISH NJE SHTET SI DUHET KREJT RIPJELLJA DO TE ISHTE NE BURG SOT- E KE DHJERE SAIMIR TAHIRIN TE YLLI RAKIPI BROVO MBETI SI NJE MUT NE SHI PO SKAN TURP KETA GRABITQAR JO

  6. Mario says:

    Jo mor kurv-analist,renditja jote eshte kok e kembe gabim,pooor si gjithmon nuk rri dot ti dhe analet e tj pa henger mut.Se pari duhet heq ky llum njerzish nga drejtesia Shqiptare,e pastaj pa humb kohe te afrohen njerzit e duhur,qe ty dhe ca te tj si puna jote tja vejn kufirin ke thona qe mos flisni e gjykoni apo cpifni per keq,te mirin,mbi preteksin e fjales se lire.

  7. Alban.ny says:

    E megjithate kete radhe Bushati ka te drejte.
    Nuk po shohim qe qeveria shqiptare te rekrutoje juriste te arsimuar dhe me pervoje ne Perendim. Te pakten nje berthame te shendetshme per cdo nivel gjykate e prokurorie.
    Zj.Gjonaj dhe z.Rama duhet te flasin e te veprojne.

  8. Tiranare says:

    E para vurs re nje gabim drejteshkrimor. Nuk thuhet ftohur, por jemi ftuar.
    E dyta perdor fjalet shqip, se e ke katranosur me te huajat. Thuhet , frustruar dhe jo frustuar.
    E treta. Tema qe trajton eshte e sakte por ajo eshte detyre e te gjithe shoqerise perfshire edhe ty qe te mbaje syte hapur per cdo shkelje te mundeshme.
    Megjithate le ti marim gjerat me radhe dhe te vezhgojme se si do vazhdoje procesi i vetongut. Deri tani per mendimin tim eshte midis 8 dhe 9. Kemi ende kohe per vleresimin perfundimtar. Shoresoj qe te vazhdoje keshte megjithese ka patur dhe vazhdon te kete nepet kembe shkopinj e ferra te hedhura nga opizita dhe nje takem gazetaresh dhe opinionistesh si puna jote.

    1. Nemezi says:

      Oh ç me shkrive edhe ti. Ne fakt shqipja ka nje goxga fjale mjaft te vjere per termin e mbiperdorur e kudoperdorur i/e frustruar. Dhe kjo eshte i/e fshikulluar. Por ti mesa dukesh do jesh ndonje nga ata qe jo vetem nuk e ka studiuar gjuhen amtare po as nuk kexon ndonje liber te hajrit.
      Sa per gabimet drejtshkrimore ato Bushati i ka me thase po nik eshte faji i tij. Gazetaria shqiptare eshte pergjegjesja kryesore e perçudnimit dhe bastardimit te gjuhes shqipe. Per faktin se kane quajtur te tepert figuren e korrektorit dhe per te fituar nje page mujore me shune po u lene te bijve nje gjuhe çalamane. E sado te flasesh mire anhlishten apo gjuhen frenge, logjiken ta jep shqipja dhe pa te edhe frazat me te thjeshta shkruhen shemtuar. Po kete nuk duhet t ia themi ketij fare analisti dhe kolegeve te tij se u eshte mbushur mendja se dine te shkruajne dhe te tjeret jane kot

    2. Nemezi says:

      Meqe kam nja dy minuta kohe po te rendis te gjitha gabimet e Bushatit per kete artikull duke filluar qe nga kreu:

      vettingut
      kenaqeine
      iritura
      pa jusifikura
      kurrseje
      te arsyeshmë
      mirseaardhur
      n’a shqetesoje

  9. dajti says:

    Ti ndyresire bushat, e ke gabim. Ky eshte tamam spektakel qe ne duam. Madje e duam shume te forte. Ata gjyqtare, dhe politikane duan spektaklin qe beri gjyshi jot hysni kapo mbas lufte, apo e harrove, more i shitur bukeshkale. Sa per dijeni populli kenaqet kur fundosen shtypesit e tij. Mos harro historine ore legen, revolucioni francez, ai i tetorit, lufta çlirimtare.
    More qelbesire me ke je? Me saliun qe shkateroi çdo gje, turp te kesh. Per pese para ke dale ne semafor!

  10. Labi says:

    fytyra me shemtuar,megjithe se deskritoj , ngeli bythlepires i saliut,ju ka hyre frika ne palce nga vjedhjet e sherbimet ndaj ketyre gjarperinjve .

  11. butrintiK says:

    VETEM TI TE DUKET I SHEMTUAR POPULLIT JO

  12. LILOLABJA says:

    Produkti ishte fatal ne te dyja rastet ,sepse per fat te keq te ketij populli si gjyshi jot edhe ti e mbyllet gojen atehere kur sduhej mbyllur ,rri aman mos na hap barkun do beje mire ta mbyllje ate hale, kaq nuk e ben dot?E kishit ne dore dhe me nder nje m ….bet .Lere ta çojne deri ne fund ate qe kane nisur keta te sotmit, qe ju ra per pjese te kene dhe litarin qe late ju jashte ,rraces tuaj nuk hyri gjembe ne kembe si ne ate kohe edhe ne kete te sotmen, aman skeni asnje mesim per te dhene ju !Gjni ndonje brime e futuni se fale ju dhe rraces tuaj ,Shqiperia gjendet sot ne kete derexhe!Nuk u lodhet duke bere tere jeten demagogji ?Ju e shperfytyruat ate sistem ,e prape ju te paret e ketij sistemi !
    Jeni te pa pare! Shkurt mostra ! Vafshi ne ferr !

  13. KRY KARI MERO BAZE says:

    HAHA KAM DEGJUAR SE MERO BAZE PO FORMON PARTI TE RE PARTIA E BYTHQIREVE DHE BYTHLEPIRESEVE NE PARTI ANTARET DUHET TE JENE VETEM MESHKUJ -NJE TEST DUHET MERO TE JU A BEJ NJE BYTHLEPIRJE PER ANTAR TE THJESHT DHE PER ORGANET E UDHEHEQJES NJE BYTHQIRJE -JU FALEMENDERON KRYETARI MERO BAZE

  14. Lab shkodre says:

    hahahaha ky eshte me budall se gjyshja.Po pse cfare prisje ti dekorata si te gjyshit dhe tituj heronjsh.Kjo nuk gjueti shtrigash.Kjo eshte se e drejta vonon por nuk harron or Bushati I Kapajve, se nuk je Bushatlli,hahahaha

  15. artan says:

    O Bushat plehra. Pse nuk te duket spektakel ty gjyqtari i Kushtetuses, i cili pa piken e turpit thote se ka blere shtepine 140 mije euro me parate qe ka fituar ne dasmen e tij?!!!

  16. Gri says:

    Endi si e shpjegon deklaraten:
    ” Te gjithe do te shkojneb ne veting nga i shkurtri tek me gjati” – keshtu foli ai i gjatii. Na thuaj ndonje gje ! Mos kij frike se ti je tek te mesmit.

  17. Droga&sex says:

    Hajde rrot hajde

  18. Shpejt do vjen ora edhe per ju says:

    SI ore nuk te vjen turpNga erdhe ti nga hena?Si gazetar apo analist a qfare hamami je te dalesh ndjehesh keq pse po pastrohen radhet e atyre qe u pasuruan me djeresen dhe gjakun e popullit te cilin e ropen e rivrane dhe e nenqmuan per decenie .Dalja konstante ne mbrojtje te ketyre derrave gjakpires dhe padroneve te tyre qe vrisnin e vidhnin pa u friksuar fare tregon se sa i nevojshem eshte edhe vetingu ne kazanin mediatik ,sepse qyftat tu kane pjesen e vete te pergjegjesise ne fatkeqesine e tragjedine e shqiptareve gjate periushes postdiktatoriale.Turp te keshe o hor gazetari ,te dalesh ne mbrojtje hajnave e vraseseve kunder popullit te shkrete i cili kurre nuk mori drejtesi as kur i vrane as per pronat per asgje.Te kane plasur syte e nuk po sheh katrahuren qe kane bere keta gjykates plangprishes duke e katandisur Shqiprine ne nje oaze padrejtesish ne Europe.Ky pšastrim i drejtesise mund te jete ndjellakeq vetem per mercenaret e drejtesise ,gazetarise e lemive tjera por eshte ndjellamire dhe shpetim per shqiptaret te cilet ne 97 % e perkrahin reformen ne drejtesi dhe falenderojne Zotin dhe SHBA-te ne radhe te pare qe po ju mundeson edhe atyre te kene njeshtet ku funksionon drejtesia per te gjithe dhe ku mund te kene prespektiven dhe jeten e tyre normale te cilen ua mohuan qakejt e pushteteve politike e gjyqesore po pse jo edhe hijenat e mediave si puna jote.

  19. Ti hani Arin Meros says:

    O bibilusha qe shani Meron .Jeni bibilusha dhe e meritoni kte emer .Se kare eshte fjale e madhe dhe ju bibilusha jeni nga ata qe ta hani Karin me gjith leshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *